Psikologji

Çfarë është stresi dhe disa mënyra praktike për të përballuar atë

Mënyra se si trupi i një personi  reagon ndaj ndryshimit mund të quhet stres.  Këto ndryshime mund të vijnë prej ndjenjave, situatave dhe njerëzve. Për shembull, të shkosh në një shkollë të re është një ndryshim që shkakton stres.  Gjërat që shkaktojnë stres quhen stresorë. Për shembull:

  • Vajtja në një shkollë të re
  • Divorci ose ndarja e prindërve
  • Marrja e një çmimi
  • Provimi
  • Vdekja e një të afërmi
  • Sëmundja

Çfarë  e bën stresin të jetë i mirë ose i keq?

Mendimet, ndjenjat, dhe besimet tona rreth një situate mund ta bëjë stresin e mirë (të kënaqshëm) ose të keq (të papëlqyeshëm). Për shembull mami i tha Gentës që kanë fituar llotarinë dhe do të shpërngulen në USA. Shpërngulja është një stresor që automatikisht i shkakton Gentës stres, që në momentin që është një ndryshim.  Nëse Genta do të jetë e lumtur për këtë ndryshim atëherë ky stresor konsiderohet i mirë për të dhe e kundërta. Situatat që na bëjnë të lumtur, quhen stresor të mirë dhe situatat që na bëjnë të trishtuar quhen stresor të këqinj.

Shumë stres është i dëmshëm dhe mund të ndikojë negativisht në trupin, mendjen dhe emocionet e njeriut. Mënyra e përballimit të stresit është shumë e  rëndësishme për shëndetin tuaj. Kur stresi zgjat shumë dhe bëhet shumë frustrues, bëhet distres. Njohja e shenjave të hershme të stresit dhe marrja e masave të menjëhershme për të mund të përmirësojë cilësinë e jetës. Nëse keni shenja stresi shumë shpesh ... Kujdes !

 

Shenjat e STRESIT

fizike (trupi)

Mendore (mëndja)

Emocionale (ndjenjat)

dhimbje koke
Nervozizëm
skuqje
dhimbje stomaku
rrahje të shpejta të zemrës
djersitje
urinim i shpeshtë

mungesë përqëndrimi
harraq
rënie nga mësimet
I paaftë për të studiuar
I pakujdesshëm

I mërzitur
zemërak
makthe
I trishtuar/depresion
I frikësuar
I tërhequr
luftarak


Disa mënyra praktike për të përballuar stresin e madh

  • Merr frymë thellë/ praktiko frymëmarrjen e thellë
  • Mendo pozitivisht
  • Gjej kohë të relaksohesh
  • Lexo diçka spirituale
  • Visualizoje atë që do ti të të ndodhë
  • Këshillohu për problemet e tua me psikologun
  • Mos thekso dobësitë e tua
  • Ndihu krenar për arritjet e tua
  • Bëj përditë ushtrime
  • Bëj ushtrime për relaksimin e muskujve
  • Gjuaji një jastëku, ulëri
  • Ha një vakt të ushqyeshëm
  • Merr një gjë herë pas here
  • Vendos qëllime realiste
  • Mos u mërzit për gjëra që nuk do të ndodhin ndonjëherë
  • Mëso nga gabimet  etua
  • Fali të tjerët dhe veten
  • Gjej kohë për tu argëtuar
  • Merru  me gjëra që të pëlqejnë
  • Gjej kohë për tu kënaqur
  • Bëj diçka për të tjerët