Anoreksia Nervore
Anoreksia është një çrregullim që ka në qendër një frikë obsesive se mos shton në peshë, shoqërohet me imazhin e dëmtuar të vetes. Një person mendon se ai ose ajo është i shëndoshë edhe pse mund të jetë nënpeshë. Anoreksia dallohet për humbje të madhe në peshë rreth 15 %, pasojat fizike janë serioze dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën.
Shenjat treguese që një person vuan nga anoreksia
- E mohon që është i /e uritur, e shmang vaktin e të ngrënit
- I shmang aktivitetet sociale kur kanë lidhje me ushqimin
- Zhvillon rituale të të ngrënit në mënyrë që të hajë sa më pak ( ha në fshehtësi, përtypet shumë, merret me ushqimin në pjatë, ha copa të vogla ushqimi si një bebe
- Humbje peshe drastike
- Refuzon të mbajë një peshë normale trupi për moshën dhe gjatësinë
- I mohon pasojat serioze të peshës së ulët
- Obsesione me dietat dhe humbjen e peshës
- Peshohet disa herë në ditë
- Tmerrohet nëse shton në peshë
- Edhe pse i/e dobët e sheh veten si mbipeshë
- E bazon vetëmirëqënien në peshën dhe imazhin trupor
- E tepron me ushtrime fizike
Pasojat fizike
- Thahet lëngu kockave dhe humb densiteti i tyre ( osteoporoza)
- Humbje e menstruacioneve
- Thonj dhe flokë të thatë dhe rënie flokësh
- Bie rezistenca ndaj sëmundjeve
- Hiperndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe të ngrohtit
- Ka nevojë për më pak gjumë
- Ka probleme me tretjen, vuan nga kapsllëku
- Humbje dhe dobësi e forcës muskulare
- Dehidratim i shpeshtë, i cili duket në dëmtimin e veshkave
- I bie të fikët, lodhje dhe dobësi e përgjithshme
- Në disa raste ka shqetësime me zemrën, presionin e gjakut, rrahjet e ulëta të zemrës, temperaturë e ulët trupore, anemi, madje edhe vdekje.
Pasojat emocionale dhe sjellore
- Vështirësi në përqëndrim për çdo gjë, përveç peshës
- Izolim nga familja dhe shoqëria
- Regresion emocional në një stad të ngjashëm me fëmijërinë
- Irritim
- Ndjenja faji dhe depresion











