Psikologji

Çrregullimi i personalitetit kufitar

Çrregullimi i personalitetit kufitar është një çrregullim i shëndetit mendor që ndikon në mënyrën se si mendoni dhe ndiheni për veten dhe të tjerët, duke shkaktuar probleme të funksionimit në jetën e përditshme. Ky çregullim ka të bëjë me modele të marrëdhënieve intensive të paqëndrueshme, imazhin e shtrembëruar, emocionet ekstreme dhe impulsivitetin.

Personat me çrregullim të personalitetit kufitar, kanë një frikë të fortë të braktisjes, paqëndrueshmëri dhe mund të kenë vështirësi për të pranuar të qënurit vetëm. Megjithatë, vetmia mund t’i vijë për shkak të zemërimit të papërshtatshëm, impulsivitetit dhe ndryshimeve të shpeshta të gjendjes shpirtërore edhe pse në fakt dëshirojnë të kenë marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme me njerëzit. Çrregullimi i personalitetit kufitar zakonisht fillon nga mosha e rritur e hershme. 

Simptomat:

  • Kanë shumë frikë se patneri mund t’i braktisë, madje nëse ndodh marrin masa ekstreme për ta shmangur ndarjen ose refuzimin real apo të imagjinuar.
  • Krijojnë marrëdhënie intensive të paqëndrueshme, të tilla si idealizimi i dikujt për një çast dhe pastaj befas e ç’mitizojnë duke i gjetur plot të meta.
  • Ndryshime të shpejta në vetë-imazhin që përfshijnë zhvendosjen e qëllimeve dhe vlerave dhe duke e parë veten si të pavlerë.
  • Kanë momente paranojake që lidhen me stresin dhe humbjen e kontaktit me realitetin.
  • Sjellje impulsive dhe të rrezikshme, të tilla si pije të shfrenuara, harxhime pa masë, blerje të kota, shkatërrim shtëpie, ngrënie me tepri, lojëra bixhozi, ngarje makine të pakujdesshme, seks të pasigurt, apo abuzime me droga, ose sabotimin e sukseseve dhe
  • I japin fund papritmas një marrëdhënieje pozitive
  • Kërcënime ose sjellje vetëvrasëse ose vetë lëndime, shpesh në përgjigje të frikës nga ndarja ose refuzimi i një të afërmi.
  • Luhatje të humorit që zgjasin nga disa orë në disa ditë, të cilat mund të përfshijnë lumturi intensive, nervozizëm, turp ose ankth
  • Ndjenjat e vazhdueshme të boshllëkut
  • Zemërohen shpejt pa shkak, humbin durimin, bëhen sarkastik ose të hidhur, ose zihen me dikë.

Komplikimet

Çrregullimi i personalitetit kufitar mund të dëmtojë shumë fusha të jetës suaj. Mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet intime, në punë, në shkollë, në aktivitete sociale dhe në vetëimazh, duke rezultuar në:

  • Ndryshime ose humbje të përsëritura të punës
  • Mos përfundim të shkollimit
  • Çështje të shumëfishta ligjore
  • Marrëdhënie të mbushura me konflikte, stresi martesor ose divorci
  • Vetë-lëndimë të tilla si prerja ose djegia, dhe hospitalizime të shpeshta
  • Përfshirja në marrëdhënie abuzive
  • Shtatzënitë e paplanifikuara, aksidentet e automjeteve motorike dhe zënka
  • Tentativa apo vetëvrasje

Përveç kësaj, mund të keni edhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor, si:

  • depresion
  • abuzime me alkoolin dhe substanca të tjera
  • Çrregullime ankthi
  • Çregullime te ngrënies
  • Çrregullimi bipolar
  • Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD)
  • Çrregullime të tjera të personalitetit