Thuaj një fjalë të mirë!
Sipas shumë studimeve punonjësit që ndihen të vlerësuar në punë, shkojnë me kënaqësi dhe si rezultat japin më shumë rendiment sesa ata që me zor ngrihen nga shtrati, jo për dembelizëm më tepër sesa si një lloj mekanizmi mbrojtës për të shmangur klimën e keqe në vendin e punës.
Këto gjetje kanë shtyrë shumë kompani të zbatojnë teknika të psikologjisë pozitive. Në fakt sektori privat ka më tepër interes në klimën pozitive sesa ai publik. Vetëm në rast kur drejtuesi në sektorin publik është vërtet i zoti ai do të interesohet edhe për klimën.
Forca shtytëse që qëndron pas psikologjisë pozitive në vendin e punës është që sa më i lumtur punonjësi aq më fuqi prodhuese do të çlirohet, punonjësit do të shpalosin idetë e reja dhe aftësitë krijuese.
Në mënyrë që ata të vazhdojnë kështu dhe kompania të përfitojë prej forcës njerëzore, duhet që të inkurajohen vazhdimisht me fjalë të mira dhe me shpërblime të vazhdueshme. Përfshirja e punonjësve në aktivitete të këndshme për ta, dhënia e ditëve pushim, promovimi i vlerave të tyre dhe dhënia e vëmëndjes gjithësecilit në takimet e gjera, do ti bëjë ata të ndihen pjesë e rëndësishme e institucionit apo kompanisë.
©Flasshqip.ca











