Psikologji

Shën Valentin: A është ai/ajo dashuria e jetës time?

Mund të jetë e vështirë të shpjegosh atë që ndjen kur zbulon se je i/e dashuruar. Por një gjë është gjithmonë e qartë: të gjithëve u duket se ndodhen në parajsë kur janë me personin që duan. Por si e kuptojnë njerëzit kur janë të dashuruar?

Lexoni dhe zbuloni nëse ai/ajo është dashuria e jetës tuaj me ndihmën e këtyre 15 shenjave. A po përjetoni më shumë se një nga këto?

1- Ju jeni prioriteti i tij/asaj. Ai që dashuron bën për partneren gjithçka pa mëdyshje. Është gjithmonë me ju kur keni më shumë nevojë për të pa qenë nevoja të pyesni e kërkoni.

2- Ju nuk e ndjeni të nevojshme “të sqaroheni” vazhdimisht. Dashuria është siguri, besim dhe vërtetësi. Ju ndiheni rehat, të dashur dhe arrini të komunikoni me vetëm një shikim.

3- Ai/Ajo ju bën të ndiheni mirë. Mjafton sa t’a shohësh dhe të mbushet zemra.

4- Ju ndjeheni të lirë të jeni vetvetja pa censuruar e filtruar mendimet. Gjykimi zhduket nga fjalori juaj emocional dhe mendimi "Çfarë do të thotë ai/ajo?" kthehet në "Të dua". Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

5- Nuk ka xhelozi apo zemërim. Ai/ajo është i bindur që ju keni zgjedhur të ndani dashurinë tuaj me të. Siguria e marrëdhënies tuaj tashmë është demonstruar shumë herë, kështu që xhelozia dhe zemërimi nuk kanë më vend.

6- Ju nuk mendoni më për ish-in tuaj. Kur gjeni dashurinë e vërtetë përvojat e mëparshme shumëzohen me zero. Ndiheni sikur jeni në qiell dhe jeni të sigurt në ndjenjat tuaja. Ju nuk ndjeni frikë sepse jeni të vetëdijshëm se personi në krah nuk do t'ju lëndojë kurrë.

7- Ai/ajo që ju do kupton rëndësinë e familjes dhe do t’ju bëjë të lumtur duke ndarë të njëjtën dashuri dhe respekt për familjarët tuaj.

8- Ai/ajo e di se çfarë është e rëndësishme për ju. Mos u bëni merak t’ia bëni të ditur se cfarë nevojash keni. Ai/ajo që ju do është i vëmëndshëm dhe gati t’i adresojë ato pa ia kërkuar.

9- Ju nuk insistoni që partneri të ndryshojë. Ju keni gjetur një person që është po aq i ndryshëm fizikisht sa edhe emocionalisht. Dhe kjo është arsyeja pse ju u dashuruat me të apo jo?

10- Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa shumë e dashuroni. Mund ta thuash një mijë herë dhe sërish nuk do të mjaftonte. Dashuria juaj për të është aq e madhe sa zemra juaj gufon sapo e sheh dhe mendon për të.

11- Ju nuk pushoni së qeshuri. Ju e kuptoni njëri-tjetrin aq mirë saqë çdo shaka dhe situatë kthehet në një moment plot argëtim dhe kënaqësi.

12- Partneri/ja është tifozi juaj numër një. Ai gjithmonë ju kujton se sa e mrekullueshme je. Ai/ajo që ju do është gjithmonë aty kur ju duhet pak shtysë, dhe mbështetja e tij/saj është një nga gjërat më të mira që mund të shpresoni ndonjëherë.

13- Ai/ajo ju njeh më mirë se askush tjetër. Ju ndjeheni të lirë, madje të ngazëllyer, për t’i treguar gjithçka për atë që jeni dhe atë që dëshironi të jeni.

14- Ju e admironi partnerin për personalitetin dhe zemrën e tij/saj. Ju mendoni se partneri/ja është personi më i mrekullueshëm që keni takuar ndonjëherë dhe ai/ajo ju frymëzon të jeni një person më i mirë.

15- Thjeshtë, kjo është hera e parë që ndiheni kështu. Me siguri që ditët e para të marrëdhënies suaj e keni ndjerë se është ndryshe nga çdo partner/e tjetër që keni pasur. A mund të shpjegoni se si ndiheni? Mos u shqetëso, e di që mund të jetë e vështirë të zgjedhësh fjalët e duhura. Por aty qëndron magjia! Ai/ajo është dashuria e jetës tuaj, magjia e ekzistencës tuaj.

Burimi:Psychologytoday.com