Shëndet

Ballokume si të nanës nga Elbasani  

 

Po vjen dita e verës! Tashmë nuk është festë vetëm për Elbasanin. Dhe sekreti i ballokumeve të famshme nuk i përket më vetëm dijes së përcjellë përmes gjuhës së folur . Gjyshet e kanë treguar dhe fjala ka marrë dhenë. Deri në Kanada ka arritur formula e ëmbëlsirës së shumëpërfolur. Dhe as ne nuk do e mbajmë sekret.

Sekreti i ballokumeve qëndron te lënda e parë dhe te kujdesi i masave që bashkohen me njëra-tjetrën, duke e mbyllur me rrahjen e vazhdueshme. Madje edhe ena në të cilën bëhet procesi i rrahjes do të ishte shumë më mirë nëse është enë bakri dhe luga me të cilën bëhet përzierja të jetë druri dhe e madhe. Ballokumja është dy llojesh: ballokume brumi, që përgatitet me miell gruri dhe pak sheqer dhe tjetra është ballokume sheqeri, që në Elbasan është sinonimi i Ditës së Verës”.  Përbërësit në këtë enë bakri futen sipas radhës, duke i rrahur me lugë druri, gjalpë të tretur, sheqer pluhur, vezët një e nga një, maja, miell misri dhe finjë. (le të jemi realist finjën edhe mund ta shmangim).  Masa e fituar nga të rrahurit me lugë ndahet në pjesë në formë kokrrash të rrumbullakëta dhe futet në furrë. 

Përbërësit: 6 kokrra vezë, 1kg sheqer i imët, 500gr gjalpë, 2 filxhan caji miell misri.