Shëndet

Çfarë është Prosopagnosia?

Shumica prej nesh turpërohet kur harron emrin e dikujt që sapo ka takuar. Vërtitet e vërtitet në mendje e nuk e kujton dot. Fytyra e tij i thotë diçka, i jep informacionin që e njeh por emri nuk i vjen. Ndërkohë që me  miqtë e afërt nuk shfaqet ky problem.

Por kjo nuk është asgjë në krahasim me ata që vuajnë nga prosopagnosia, një gjendje e krijuar nga paaftësia për të kujtuar fytyrën e njerëzve të dashur, e cila nuk  bën dallim me ato të të panjohurve. Sa keq mund tw ndihet njeriu kur ka pwrballw njeriun e zemrws, I cili nuk shpreh asnjw emocion kur e sheh nw fytyrw, pasi I duket krejt I panjohur.

Ndonjëherë, njerëzit që vuajnë nga prosopagnosia kanë problem edhe me identifikimin e objekteve të njohura. Kjo sepse prosopagnosia, shfaqet herët dhe duket se ka rrënjë gjenetike. Sipas studiuesve 1 në 50 njerëz mund të kenë një formë prosopagnosias. Kjo sëmundje e quajtur ndryshe (verbëri fytyre), nuk ka kurim, prandaj ata që vuajnë prej saj duhet të mësojnë të dallojnë disa elemente si flokët e kuq, gjatësia, të cilat mund ti ndihmojnë në identifikimin e miqve e familjarëve të tyre.