Ja pse bie lindshmëria sipas Dr.Anika Dokles dhe disa ide mbi stimulimin e lindjeve
Mjekja gjinekologe Anika Dokle, përmes një postimi në Facebook jep disa nga shkaqet e rënies së lindshmërisë, një fenomen që ka prekur edhe Shqipërinë si dhe disa ide mbi stimulimin e lindjeve.
Pse bie lindshmëria?
Shkaqet mund të jenë ekonomike, teknologjike dhe shkaqe që kanë të bëjnë me ndryshimin e vlerave:
- Nuk duam të kemi një fëmijë (duam komoditet, duam liri, duam rehati).
- Një fëmijë kushton (është rritur dëshira për t'u proporcionuar fëmijëve edukim formal dhe të kushtuëshëm).
- Rritja e infertilitetit femëror për shkak të të kërkuarit vonë të një fëmije (rezerva ovariale fillon e reduktohet pas moshës 34 vjeç), për arsye të vështirësive laborale(në intervistat për punë pyetet a ke familje apo fëmijë).
- Destrukturimi familiar (familje jo stabël, familje homoseksualësh, familje me burrat në emigracion) ul numrin e fëmijëve.
- Abortet (akses i lehtë dhe i sigurtë në praktikat e ndërprerjes së induktuar).
Si mund të rritet lindshmëria?
- Njohja dhe mbrojtja e familjes në Kushtetutë.
- Ndihma për blerje shtëpie.
- Reduktim fiskal për familjet.
- Subvencion për nëna me fëmijë më pak se 3 vjeç.
- Shkolla infantile falas dhe të detyrueshme dhe rritje e numrit të vendeve në këto shkolla.
- Pajtueshmëri mes jetës familjare dhe asaj laborale.
- Ushqim falas për fëmijët e shkollave fillore, librat po ashtu.
- Bonus për çdo lindje.
- Kampe verore falas ose të financuara për më nevojtarët.
Por nëse ndiqni profilin e mjekes Dokle, do të mrekulloheni nga fotot e bebeve që ajo me shumë dashuri i poston herë pas here. Ndoshta mund të shërbejnë edhe si një shtysë për të mos hequr dorë nga lindja e fëmijëve.

Dr. Anika Dokle me një bebe në krah











