Shëndet

Dr.Tritan Kalo shpjegon sëmundjen që vjen prej maces

Nga: Dr.Tritan Kalo

Kënaqësia e të paturit të një maceje në mjedisin familjar, mundet të shoqërohet edhe me “Sëmundjen e gërvishjes së maces” (Cat scratch disease) ose “Limfadenitin regjional subakut”, një sëmundje më shpesh e vërejtur te fëmijët dhe të rinjtë, por jo pak e ndeshur edhe tek të rriturit.

Macet, e në veçanti kotelet e shtëpisë janë bartëset e “Bartonella henselae”, shkaktarit të kësaj sëmundjeje. Në vendin e gërvishjes nga macet mundet të shfaqet fillimisht një lesion/një puçër të vijuar më pas më daljen kryesisht të një gjëndre në qafë ose në sqetull, ta paraprirë ose jo nga dobësia trupore, ulja e oreksit dhe temperatura jo shumë e lartë.

Në shumë raste sëmundja vetëshërohet për 2-4 muaj, por nuk përjashtohen rastet e ndërlikimit të saj me prekje të syve, mëlçisë dhe shumë-shumë rrallë edhe me prekje neurologjike.

Kontrolli te mjeku është i nevojshëm dhe varet vetëm prej tij përshkrimi apo jo i një antibakteriali/antibiotiku.

Prandaj anjëherë në raste të tilla të mos hezitoni të konsultoheni me një mjek specialist infeksionist, si dhe të mos panikoheni nga dalja e një gjëndre si në rastet e mëposhtme të praktikës sime në QSUT, sepse jo çdo gjendër e zmadhuar ka të bëjë me një sëmundje tumorale.

Të mësuarit është një dukuri e përditëshme nga gjithësecili prej nesh….

Tagged under Dr.Tritan Kalo