Nuk të shëndosh!
Hallva është një ëmbëlsirë me origjinë turke, dhe që shpesh në Shqipëri është servirur dhe asociuar me përcjelljen e dikujt për në banesën e fundit. Por hallva është një ëmbëlsirë e këndshme dhe e thjeshtë. Atë mund ta përgatitësh edhe pa patur raste të vecanta. Nuk kërkon shumë mund dhe kohë.
Ajo përgatitet me një gotë miell gruri dhe pakëz misri, një gotë e gjysëm qumësht, 125 gr gjalpë, një gotë sheqer dhe në fund i shtohen edhe arra për lezet. Tamam–tamam bëhet kështu:
Shkrijmë gjalpin në tigan dhe hedhim miellin. E skuqim këtë të fundit derisa të zverdhet.
Pasi është skuqur mielli, hedhim qumështin e ngrohtë me ngadalë, që të mos bëhet me kokrra. Më pas hedhim sheqerin duke e trazuar.
Në këto momente hallva është gati. E bëjmë me forma sipas dëshirës dhe i vendosim sipër arrat. Ju mund t'i hidhni arrat edhe brenda, kjo varet nga dëshira juaj.
Ju bëftë mirë! Dhe mos kini frikë se nuk shëndosheni me dy lugë hallvë.











