Shëndet

Probleme me gjumin?

Mezi ju zë gjumi? Ndoshta ju shqetëson diçka. Ose po bëni planet e së nesërmes. Ndoshta gjithmonë e keni patur të vështirë të flini.

Shumë prej nesh merren me telefonin para se të flenë. I bëjnë telef mediat sociale. U përgjigjen komenteve, kthejnë “liket”. E kështu gjumi ikën.

Nuk i japim mundësinë trurit të kalojë në fazën e qetësisë para së të vijë gjumi. Por ne e nxisim dhe e nxisim dhe mendja jonë rri tmerrësisht e stimuluar. Kjo na shton ankthin. Truri e lexon dritën e celularit sikur të jetë dritë dielli dhe kjo ia vështirëson procesin e qetësimit. Prandaj duhen disa këshilla në mënyrë që ju ti jepni mundësinë e përgatitjes trurit tuaj kur shtriheni për të fjetur.

Strukturoje gjumin: përcakto orën e gjumit dhe zbatoje.

Kontrollo kush ta vjedh gjumin: kafja?- shmange. TV- reduktoje. Nëse e përdor tv për të të ndihmuar gjumin, gabohesh, ai ta vjedh më tepër. Gjithashtu edhe nëse përdor alkool, ka gjasa të kesh problem me gjumin.

Merru me aktivitete qetësuese para gjumit: lexo një libër apo revistë, dëgjo muzikë. Nëse rrotullohesh në krevat dhe ke vështirësi për të fjetur, ngrihu dhe bë diçka qetësuese. Mos i jep mesazhe trurit që në krevat mund të rrish edhe pa fjetur.

Një mundësi tjetër është të bësh ushtrime relaksuese ose vizualizuese. Mbaje frymën deri në 4 pastaj nxirre duke numëruar deri në 4. Mund të përdorni dhe meditimin për të ndjellë gjumin.

Një mjet ndihmës është aroma e livandos. Blini një vaj livandoje dhe hidh një pikë të vogël të kyçet e duarve ose jastëk. Aroma është vërtet qetësuese.