Shëndet

Ja çfarë ju ndodh nëse pini kafe para fluturimit

Nëse je për fluturim  nga Kanadaja për në Europë, ose anasjelltas një ndalesë në Starbucks është gjëja e parë që ju shkon ndër mend. Është si një lloj rituali që vetëm ata që dashurojnë kafenë e kuptojnë. Pse jo, kafeja ka plot të mira. Plus që le ta pranojmë, pa dozën e kafeinës, nuk do gjejmë as hyrjen e duhur në aeroport.  

Por duhet të mendohemi dy herë para se ta pimë të gjithë sasinë extra-large. Në fakt shumë linja fluturimi rekomandojnë të mos konsumojmë kafe derisa të mbërrijmë në destinacion. Pse kështu? 

Sepse së pari, dehidratohemi nga gjithë ai konsum, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh dhe të vjella. Përderisa ambienti në kabinë të avionit është i ftohtë dhe i thatë, sistemit imunitar dhe lëkura mund te afektohen gjithashtu.

Ajo kafe e pafajshme mund t’i shfaqë më tepër efektet kur avioni kap lartësitë, duke na bërë të ndihemi nervozë. Efekte anësore të tjera përfshijnë rrahjet e shpeshta të zemrës dhe probleme të tretjes duke qenë se kafeja është edhe diuretike.

Efekti i kafeinës zgjat nga 5-6 orë, prandaj edhe nëse e pimë edhe më herët, sërish efektet e saj do t’i ndjejmë në fluturim. Kështu që le të kapim shishen e ujit më mirë derisa të zbresim në tokë.

 

©Flasshqip.ca