Shëndet

Infeksionet virale-Pse temperatura duhet lënë të rritet

Nga Jean-Marc Dupuis (Santé Nature Innovation)

Përktheu nga frëngjishtja: Edlira Dedja

Refleksi i parë i shumicës së mjekëve, prindërve dhe pacientëve është veprimi për të "zbritur temperaturën" sa më shpejt, menjëherë sapo ajo të kalojë vlerën e 38.5 ° C.
Kjo është një marrëzi e madhe në rastin e infeksioneve virale dhe më poshtë do ta kuptoni sapo t’i lexoni këto rradhë.

Mendoj se një informacion i tillë mund të jetë i dobishëm për ju dhe të afërmit tuaj gjatë kësaj kohe përballjes me Covid-19. Në të vërtetë, Autoritetet Shëndetësore u rekomandojnë personave me simptoma të marrin paracetamol, por edhe kjo gjë është një gabim katastrofik.

LËRENI TEMPERATURËN TË RRITET!

Viruset hyjnë më shpesh në trup përmes gojës ose hundës. Ata instalohen në një qelizë dhe rriten brenda saj derisa qeliza të fryhet si një vezë, mbushur me miliona viruse të shumuara.

Nëse ju do ta shikonit në këtë moment qelizën në një mikroskop elektronik, do t’ju dukej si një hoje blete: në fakt, janë viruset e shumëfishuara që janë bashkuar me njëri-tjetrin si në hojet e bletëve! Meqënëse qeliza është e kolonizuar plotësisht prej tyre, ajo vdes duke plasur dhe të gjitha viruset dalin jashtë saj e shpërndahen më tej, duke kërkuar të pushtojnë qeliza të shëndetshme tek të cilat e nisin ciklin nga e para.

Përhapja e virusit, pra, është shumë e shpejtë. Miliona ose miliarda qeliza mund të preken brënda disa orëve. Ka kaq shumë prej tyre që vdesin saqë shumë shpejt shfaqen simptomat dhe dëmtohen organet. Nis dhimbja e nyjeve, e kokës, emuskujve, e stomakut, e veshëve ose diku tjetër, në varësi të rastit.
Për fat të mirë, trupi ynë nuk mbetet pa reaguar ndaj këtij ivazioni të viruseve.
Sapo një virus hyn në një qelizë, kjo e fundit lëshon substanca që i enjtin enët e gjakut që ndodhen pranë saj. Gjaku ngadalësohet, grumbullohet në vendin e infeksionit, duke lejuar kalimin e qelizave të bardha të gjakut nëpërmjet murit të arterieve, për të mbërritur kështu në qelizën e infektuar.

Qelizat e bardha të gjakut, që ndryshe quhen leukocite, tërhiqen kështu nga substancat që ka lëshuar qeliza e infektuar.

Nga ana juaj, ju vëreni një inflamacion: sepse gjaku mblidhet në vendin e infeksionit, bëhet i kuq, i nxehtë dhe i dhimbshëm. Por kjo, në fakt është një SHENJË E MIRË.

Një proces i tillë quhet "inflamacioni" dhe inflamacioni është një mekanizëm që e urdhëron trupin të mbrohet. Qeliza e infektuar është e rrethuar nga miliona qeliza të bardha të gjakut. Ato janë aq shumë, sa që e bllokojnë oksigjenimin. Në pamundësi për të marrë frymë, qeliza e sëmurë fillon të fermentojë dhe të prodhojë dioksid karboni si dhe acide laktike. Ky proces i krijimit të aciditetit në qelizë e bllokon riprodhimin e viruseve dhe shpërndarjen e tyre më tej. Përveç kësaj, fermentimi prodhon edhe shumë nxehtësi, e cila po ashtu, i shkatërron viruset.

Sigurisht, në këtë proces vdes gjithashtu edhe qeliza. Por përhapja e virusit është ndalur tashmë, gjë që është më e rëndësishmja në këtë rast. Kur qeliza vdes, vdesin edhe qelizat e bardha të gjakut bashkë me të, duke lëshuar substanca që rrisin temperaturën e trupit. Kjo ngritje e temperaturës mund të shkaktojë edhe ethe, por ama, në të njëjtën kohë, ngritja e saj vret viruse të tjera që gjenden diku tjetër nëpër trup.
Strategjia e reaksionit së trupit është pra e dyfishtë: rrit temperaturën lokale, në nivelin e qelizës së sëmurë dhe po ashtu, rrit temperaturën e përgjithshme të trupit, e cila shkakton ethe. Pra, këto dy reagime ndihmojnë në ndalimin e infeksionit viral.

Inflamacioni dhe temperatura janë të mira për ju.

Pra, mjekëve nuk u falet që të vazhdojnë "luftën e menjëhershme ndaj temperaturës", pasi një fenomen i tillë është kuptuar e shpjeguar shkencërisht që në vitet 1960, pra që prej gjashtë dekadave.

Inflamacioni, kur është i përkohshëm dhe temperatura nuk i kalon vlerat e 40°C, këto janë reagime shumë efektive të organizmit për t’u mbrojtur nga viruset. Në fakt, këto janë madje reagime thelbësore: nëse trupi ynë nuk gjeneron inflamacion, viruset na vrasin pa asnjë lloj rezistence.

Njerëzit e kanë ditur gjithmonë këtë gjë: në të kaluarën, kur një pacient kishte infeksion, ai mbulohej me velenxa të nxehta, i jepej të pinte çaj i ngrohtë, që të djersiste dhe t’i rritej temperatura e trupit.

Nëse vëzhgojmë shpejtësinë e riprodhimit të një virusi shumë të rrezikshëm, siç është ai i poliomielitit, i cili shkakton një handikap për gjithë jetën, do të shohim se shpejtësia e riprodhimit të tij ulet në 99% kur temperatura e trupit shkon nga 38.5 ° C në 39 ° C!

Duhet ta dini se përpara viteve 1960, të gjithë njerëzit mund të infektoheshin në çdo moment nga virusi i poliomielitit. 90 deri 95% e njerëzve as nuk e vinin re, sepse virusi eliminohej nga mbrojtja e tyre natyrore përpara se t’i shkaktonte simptomat e sëmundjes. Një pakicë njerëzish u sëmur, por edhe nga këta, pjesa më e madhe e shkatërroi virusin nga temperatura e lartë, sipas mekanizmit të përshkruar më sipër.

Megjithatë, kush pati fatin e keq atëherë të merrte një pilulë aspirinë për të ulur temperaturën, pësoi fatkeqësi: virusi sulmoi palcën kurrizore, duke shkaktuar paralizën e këmbëve.

Kjo është arsyeja pse dhënia e një pilule të thjeshtë aspirine ose doliprani një personi të infektuar me një virus të tillë, mund të ketë pasoja katastrofike: duke ulur inflamacionin dhe temperaturën, i jep një "nxitje" të madhe këtij virusit. Trupi juaj zhvishet nga mbrojtjet e tij natyrore dhe nuk ka më asnjë mënyrë për ta parandaluar përhapjen e virusit dhe sëmundjeve të tjera.

Një përvojë e famshme

Por mjekët me të vërtetë nuk kanë asnjë justifikim që të vazhdojnë gabimin e "uljes së temperaturës" pasi ky fenomen është kuptuar dhe shpjeguar shkencërisht që në vitet 1960. Por mjekët francezë kanë edhe më pak justifikim për këtë çështje, pasi pikërisht në Francë, Profesori André Lwoff, i cili u nderua më pas me Çmimin Nobel në Mjekësi (1965), bëri një punë të rëndësishme informative për të shpjeguar profesionalisht se si vepron temperatura kundër viruseve.

Duhet theksuar se udhëzimet zyrtare të Agjensisë Franceze të Barnave (ANSM) aktualisht rekomandojnë uljen e temperaturës me ilaçe tek fëmijët, duke nisur nga vlera 38.5°C. Dhe një gjë e tillë bëhet edhe pse vetë kjo agjensi e pranon se temperatura nuk është e rrezikshme kur është më poshtë se 41°C, dhe se trajtimi ka si qëllim kryesisht të përmirësojë konfortin. Për këtë arsye, kohët e fundit, këto medikamente që ulin temperaturën janë "identifikuar me efektet anësore, të rralla por veçanërisht serioze, gjatë përdorimit të tyre”!

Nëse ky mesazh nuk është bërë ende publik sot, kur do të bëhet vallë?

Gjatë një eksperimenti, kur merren lepuj të shëndetshëm dhe vendosen në një atmosferë prej 20°C, temperatura e tyre normale është 39°C. Kur vendosen në një atmosferë prej 36°C, temperatura e tyre shkon 40°C. Nëse këtyre lepujve u injektohet virusi myxomatosis, 63% e tyre ngordhin kur janë në grupin e temperaturës së ulët, në krahasim me vetëm 30%, në grupin e temperaturës së lartë.

Por kur u injektohet lepujve të sëmurë një produkt që ul temperaturën (të tillë si aspirina ose paracetamoli), NUMRI I VDEKJEVE DYFISHOHET. Nje gjë e tillë njihet për më shumë se prej pesë dekadash.

Dhe siç e pamë më lart me shembullin e poliomielitit, një ndryshim shumë i vogël në temperaturë (0,5°C) mund të çojë në një rënie të madhe të shpejtësisë së riprodhimit të viruseve. Këtu kemi të bëjmë me një dallim midis shëndetit dhe sëmundjes, dhe në disa raste, midis jetës dhe vdekjes!

Pra, ulja e temperaturës, mund të rrisë shkallën e riprodhimit të viruseve deri në pikën e mbingarkesës së sistemit imunitar.

Shkaktoni temperaturë për t’u shëruar

Ndërkohë që shumë mjekë vazhdojnë të rekomandojnë marrjen e banjove të vakëta për të "ulur temperaturën", përveç barnave, në të vërtetë, më e mira është të bëjmë të kundërtën, domethënë të shkaktojmë temperaturë për të shpejtuar shërimin.
Ja një protokoll “temperaturë-terapi”. Ky lloj protokolli nuk është i nevojshëm nëse keni temperaturë, nëse jeni shtatzënë ose nëse keni kundërindikacione të tjera në lidhje me nxehtësinë.

PËRGATITJA:

Terapia e temperaturës duket si një banjë e nxehtë, por në të vërtetë është pak më shumë. Për të qenë efektiv, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Së pari, zgjidhni një kohë kur jeni i/e qetë. Merrni një termometër, një peshqir të madh që të mbështilleni më pas me të e ta thithë mirë lagështirën. Pini dy gota ujë të pastër dhe vazhdoni të pini edhe më tej, përpara dhe pas trajtimit. Mbusheni vaskën me ujë të nxehtë.

Etapa n°1: Hyni në banjë dhe vazhdoni të shtoni ujë të nxehtë derisa ta duroni. Pra, bëni shumë kujdes nëse e bëni një gjë të tillë për dikë tjetër, veçanërisht për një fëmijë. Për më shumë kujdes, ju mund të hyni në banjë me të.

Etapa n°2: Mateni temperaturën nën sqetull tuaj ndërsa jeni në banjë. Sapo temperatura juaj të arrijë 38.5°C, qëndroni ende 20 minuta. Normalisht, do të keni filluar të djersiteni shumë përpara se ta keni arritur këtë temperaturë. Pini ujë të pastër, por nuk duhet të jetë i ftohtë.

Etapa n°3: Dilni nga banja pas 20 minutash. Kini kujdes kur dilni prej saj sepse shpesh ndjeheni të dobët në atë moment. Fshihuni menjëherë e mbulohuni me peshqir, mbuloni edhe kokën me një peshqir dhe më pas vishni një penjuar të trashë banje ose tuta të trasha pambuku.

Etapa n°4: Futuni menjëherë në shtrat para se të ftohet temperatura e trupit tuaj. Ju duhet të qëndroni në të nxehtë dhe të djersiteni mirë. Pikërisht, ky është edhe qëllimi. Qëndroni të mbuluar deri në etapën e 5-të. Nëse mundeni, flini gjumë, e kjo do të ishte gjëja më e mirë për t’u bërë.

Etapa n°5: Pas 45 minutash deri në dy orë, ju do të keni rifituar në mënyrë të natyrshme temperaturën tuaj normale. E që të mos ftoheni, ndërrohuni, duke i zëvëndësuar rrobet tuaja të djersitura me rrobe të pastra. Gjatë këtij procesi, bëni kujdes që të mos ftoheni. Vetëm në këtë mënyrë ju do ta keni përfunduar trajtimin.

Ky cikël mund të përsëritet disa herë për pothuajse të gjitha infeksionet. Megjithatë, duhet thënë se kjo terapi është veçanërisht e efektshme në fillimet e sëmundjes. Është pikërisht në ato momente kur është e mundur dhe më e lehtë të djersiteni shumë.

 

 Mars 2020