Sindroma e lodhjes kronike
Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim i komplikuar që karakterizohet nga lodhja ekstreme. Lodhja mund të krijohet nga aktiviteti fizik ose mendor dhe ajo nuk përmirësohet duke pushuar.
Shkaqet e lodhjes kronike janë të panjohura, edhe pse ka disa teori, duke filluar nga infeksionet virale tek stresi psikologjik. Disa ekspertë besojnë se sindroma e lodhjes kronike vjen si rrjedhojë e kombinimit të faktorëve të ndryshëm.
Nuk ka një test të përcaktuar për të konfirmuar diagnozën. Duhen bërë disa analiza për të përjashtuar ndonjë problem shëndeti që ka simptoma të ngjashme. Ja cilat janë shenjat e sindromës së lodhjes kronike:
- Lodhje
- Humbje e memories, apo përqëndrimit
- Dhimbje gryke
- Zmadhim të nyjeve limfatike në qafë ose sqetull
- Dhimbje të pashpjegueshme të muskujve
- Dhimbje koke
- Gjum i keq
- Lodhje ekstreme gjatë 24 orëve pas aktivitetit fizik ose mendor
Njerëzit që kanë lodhje kronike shfaqen shumë të ndjeshëm ndaj sasisë normale të aktivitetit të përditshëm.
Se pse kjo u ndodh disa njerëzve ende nuk ka një shpejgim për këtë, por disa faktorë mund të jenë:
- Infeksionet virale. Disa njerëzve u shfaqet lodhja kronike menjëherë pasi kanë kaluar një infeksion viral.
- Problemet e sistemit imunitar. Është vërejtuar që njerëzit me lodhje kronike kanë patur dëmtime të sistemit imunitar.
- Imbalanca hormonale. Gjithashtu njerëzit me lodhje kronike kalojnë në organizëm periudha të çrregullimeve hormonale.
Sindroma e lodhjes kronike prek personat mbi 40 dhe 50 vjeç. Femrat diagnostikohen më shpesh sesa meshkujt. Vështirësitë që kanë për të përballuar stresin kontribuojnë në zhvillimin e sindromës së lodhjes kronike.
©FlasShqip.ca











