Rosaku i shëmtuar

Na ishte njëherë një Rosë, e cila po ngrohte vezët e saj. Ajo mezi priste të bëhej nënë. Numëronte ditët me padurim. Dhe ja, dita e shumëpritur erdhi. Vezët filluan të çaheshin një e nga një e prej tyre nxirrnin kokën biba të lezetshme e kurioze. Gjithsej dolën 5 biba vetëm njëra vezë ajo më e madhja fare nuk jepte shenjë fare. Rosa mendoi ta ngrohte edhe një ditë dhe ashtu bëri. Dhe vërtet, të nesërmen, veza çeli dhe prej saj doli një bibë, ose më mirë një rosak. Rosa mbeti e habitur. Djali i saj ishte ndryshe nga të tjerët. Ai ishte më i madh, me qafë më të gjatë, pothuajse pa pupla fare, dukej aq i shëmtuar. Motrat e tij biba nuk iu afruan fare. Rosës i erdhi keq për djalin dhe e mbajti pranë. Ditët kalonin dhe rosaku ndihej i vetmuar. Të tjerët e trajtonin pa dashuri, e nënvlerësonin, i rrinin larg, nuk e pranonin në lojë dhe talleshin me pamjen e tij. Rosaku i ngratë nuk ndihej mirë. Ai dëshironte të gjente një qoshe e të rrinte larg të gjithëve, në vetminë e tij. Gjeti dikur një fole të braktisur dhe atë e rregulloi si strehën e tij. Kur ndjente se dikush afrohej ai fshihej. Kështu shpëtoi nga talljet, por nuk shpëtoi nga trishtimi. Jeta në vetmi nuk është e bukur fare. Ai kishte nevojë të luante e të kishte familje e shokë, si të gjithë shpendët e tjerë.
Një ditë i mërzitur dhe i uritur rosaku del nga foleja dhe ecën nëpër liqen. Aty pranë sheh një tufë mjelmash. Rosaku u mahnit nga bukuria e tyre dhe aq shumë u hutua sa që harroi të fshihej siç bënte gjithmonë kur haste rrugës shpendë. Njëra nga mjelmat e pikasi dhe u tha shoqeve : Uaa shikoni paskemi vizitorë në liqen. Qenka një mjelmë e re simpatike.
Çfarë???- pyeti veten rosaku. Ku është mjelma e re, ku? Ai rrotulloi kokën dhe befas vuri re veten të pasqyruar në liqen. Çfaaarë??!! Unë qenkam një mjelmë??? Më në fund rosaku e kuptoi se pse kishte qenë ndryshe nga të tjerët.
Përshtati: Flasshqip.ca