Gjuhë & Letërsi

School Me Education-një program shkollor për fëmijët shqiptarë, online

E kemi ngritur si shqetësim çështjen e të mësuarit të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës shqiptare. Në fakt shtylla qëndrore e portalit flasshqip.ca është pikërisht gjuha shqipe. Ne jemi të hapur ndaj kujtdo, institucion, organizatë ose individ që ofrohet për të kontribuar për mësimin e fëmijëve.

Për shembull; School Me Education është një program shkollor online i krijuar si një projekt europian nga një grup specialistësh të fushave të ndryshme. Qëllimi i tyre është të mbështesë arsimin e nxënësve shqipfolës të shkollave 9-vjecare si dhe të fëmijëve shqiptarë kudo në botë. Njohuritë në këtë platformë janë për fëmijët e moshave 5-16 vjeç.

Sot do të publikojmë një video shembull mbi mësimin e diturisë për klasën e parë, të ofruar nga kompania Thames Online Education, me qendër në Londër, Uk.

 https://www.youtube.com/watch?v=_6d1-CkUcUg&feature=youtu.be