Për prindërit

Epidemia e autizmit: a duhet të shqetësohemi? - Nga Edlira Dedja

Edlira Dedja

Mos ndoshta shifrat e autizmit fshehin një helmim global? Është e qartë se rritja tronditëse e rasteve të autizmit ka një shkak mjedisor të një natyre toksike. Numri i fëmijëve autikë është shumë i madh dhe i tejkalon të gjitha parashikimet.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifrat janë mjaft tronditëse:  Në vitin 1960, më pak se 1 në 10,000 fëmijë diagnostikohej me autizëm. Sot, kjo shifër është 1 në 59 fëmijë… që do të thotë se kjo epidemi është shumëzuar me 50 në një periudhë prej 60 vjetësh.

Dhe gjëja më e keqe është se kjo rritje në numër nuk ndalet:

Në vitin 2002 diagnostikohej me autizëm një fëmijë në 150.

Në vitin 2006, ishte një fëmijë në 110.

Në vitin 2008, një fëmijë në 88.

Në vitin 2012, një fëmijë në 69.

Ndërsa në Korenë e Jugut, kjo shifër është edhe më alarmante: 1 në 38!

Por çfarë po ndodh në të vërtetë? Mos ndoshta jemi përballë një helmimi global nëpërmjet molekulave kimike bujqësore dhe industriale? Për çfarë ndotje bëhet fjalë?

Plumbi, mërkuri, alumini, kadmiumi ... Truri është ai që i thith së pari metalet e pranishme në ajër, në tokë apo në ujërat e lumenjve. Por ndotja e ajrit ekziston edhe brenda ambienteve, veçanërisht në shkolla. Mijëra kimikate janë në gjendje të ndërhyjnë në sistemin tonë endokrin. (Pamjaftueshmëria e hormonit të tiroides mund shkaktojë jo vetëm tek të vegjëlit por edhe tek të rriturit defiçiencë intelektuale). Këtu mund të përmëndim hidroizolimin e veshjeve, paketimet plastike ose pesticidet, siç është DDT (dichlorodiphenyltrichloroethane). I ndaluar që në vitet 1970, ky insekticid vepron ende në trupin tonë…

UNICEF, në një raport të titulluar "Rreziku në ajër", bërë publik Dhjetorin e kaluar, flet për ndikimin e ndotjes në funksionimin e trurit. Më të prekurit, thotë raporti, janë fëmijët, për shkak të trurit të tyre në zhvillim.

Dihet tashmë se pesticidet, të cilët janë shkaktarët e turbullimit të gjëndrave endokrine, metalet e rënda dhe "ndotësit" e tjerë mund të shkaktojnë edhe tek të moshuarit sëmundjet e kancerit, Parkinsonit, Alzhaimerit…

Por a janë këto toksina përgjegjëse edhe për autizmin dhe hiperaktivitetin tek fëmijët e vegjël?

Zonat me nivele të larta ndotjeje e dyfishojnë lindjen e fëmijëve me autizëm, pasi ndotja ndikon ndjeshëm në trurin e fëmijës që në barkun e nënës.  Një studim i kohëve të fundit në Kaliforni, tregoi se probabiliteti i nënave shtatzëna për të pasur fëmijë autikë është më i lartë në vendbanimet pranë fushave të trajtuara me chlorpyriphos, një insekticid organofosforik që ndërhyn në sistemin endokrin.

Po vaksinat që përmbajnë përbërës alumini?

Të gjitha këto pyetje janë thelbësore për shëndetin tonë, dhe meritojnë një përgjigje urgjente. Por çfarë bëjnë autoritetet përballë kësaj epidemie tronditëse? ASGJË! Është një heshtje varri. Përkundrazi, përpiqen të na sigurojnë se autizmi është një sëmundje me bazë gjenetike dhe se “mjedisi ynë kimik“ është krejtësisht i pafajshëm.

Por a është e drejtë të fajësohet gjenetika?

Sigurisht, nuk përjashtohen rastet kur autizmi mund t’i ketë rrënjët tek gjenetika. Studimet e njëpasnjëshme flasin për krahasimin që bëhet mes binjakëve identikë dhe atyre të rremë (të ndryshëm).

Në rastin e binjakëve identikë, kur njëri prej tyre diagnostikohet me autizëm, është e mundur që edhe tjetri rrezikon 70% të jetë i tillë.

Ndërsa tek binjakët e rremë, ky rrezik është më i vogël, rreth 35%, sa gjysma e të parit.

Pra, këta binjakë ("identikë" ose "të rremë"), në moshë të njomë rriten në të njëjtin mjedis. Dallimi i vetëm midis tyre janë gjenet: binjakët identikë kanë 100% të gjeneve të përbashkëta, ndërsa binjakët e rremë kanë vetëm 50% të tyre. Nëse binjakët e rremë kanë më pak të ngjarë që të jenë të dy autikë (ndryshe nga binjakët identikë), kjo lidhet domosdoshmërisht me arsyet gjenetike. Pra, është e qartë se edhe gjenet në disa raste luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e autizmit.

E keqja është se autoritetet dhe specialistët heshtin dhe nuk shkojnë më tutje për të zbuluar të vëretetat tronditëse, lidhur me shkaktarët e rritjes galopante të shifrës së kësaj epidemie globale. Mbasi edhe në mesin e binjakëve identikë, është e zakonshme që njëri prej dy vëllezërve të jetë autik dhe tjetri jo (kjo ndodh, të paktën 1 në 4 raste) dhe është një provë që tregon se autizmi nuk është 100% gjenetik. Dhe kjo e vërtetë ndryshon gjithçka, pasi dikush mund të ketë një dobësi gjenetike, por kjo nuk do të thotë se ajo mund të zhvillojë një patologji!

Le të marrim si shëmbull rastin e mbipeshes. Njerëzit obezë kanë gjene të caktuara që i predispozojnë më shumë se të tjerët që të shtojnë në peshë. Por nëse ata jetojnë në mjedisin e duhur, është e mundur që të mos marrin asnjë kilogram të tepërt. Mjafton të shihet shpërthimi i numrit të obezëve që nga vitet 1970. Është e qartë se shpjegimi i kësaj shifre lidhet me ushqimet industriale, me toksinat kimike, me uljen e aktivitet fizik, etj.

Me pak fjalë, mund të ndeshemi me sëmundje si autizmi që ndoshta mund ta kenë bazën në gjenetikë ... por çfarë mund të prekë 1 fëmijë për 1.000 në një mjedis të caktuar dhe 1 në 100 fëmijë në një mjedis tjetër?

Kjo pra, nuk ndodh vetëm për shkaqe gjenetike, përkundrazi, mjedisi është një nga përgjegjësit kryesorë.

Sipas të dhënave të fundit shkencore, që nuk janë bërë ende publike, është vërtetuar dhe bërë e qartë se disa ndotës dhe medikamente janë përgjegjësit kryesorë për shumë nga rastet e autizmit.

Pra, skandali i vërtetë i kohës sonë është ndikimi i toksinave kimike, lëndët helmuese, fajtorët e MËDHENJ të “harruar”.

Ajo që ndodh gjatë shtatëzanisë ka efekte të jashtëzakonshme në zhvillimin e trurit të fëmijës që do të lindë.

Për shembull, mangësitë ushqyese rrisin rrezikun e autizmit. Kjo ndodh për shkak të mungesës së vitaminës D, mungesës së hekurit ose mungesës së vitaminës B9.

Por është edhe më keq nëse fëmija, ende i palindur, helmohet pa dashje me molekula të rrezikshme.

Ekspozimi (para lindjes) ndaj pesticideve e rrit rrezikun e autizmit (British Medical Journal).

Paracetamoli (Doliprane, Efferalgan) gjatë shtatëzënësisë rrit rrezikun e autizmit dhe hiperaktivitetit (American Journal of Epidemiology).

E njejta gjë për medikamentet antidepresive të marra gjatë shtatëzanisë (International Journal of Epidemiology).

Dhe pa folur për Depakinen (një ilaç anti-epileptik), i cili ka shkaktuar shumë raste autizmi, përveç keqformimeve dhe prapambetjes mendore.

A është rastësi që të gjitha këto produkte kimike nuk ekzistonin para vitit 1970?

Një tjetër evolucion i madh i botës moderne është edhe varfërimi i mikrobiotës sonë (flora e zorrëve). Sot është bërë e qartë se zorrët dhe truri janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe se problemet e mikrobiotës lidhen, po ashtu, me autizmin (dëshmia më e mirë është se transplanti i mikrobiotës "së shëndetshme" tek fëmijët me autizëm ka mundur të përmirësojë ndjeshëm simptomat e tyre).

Por bota moderne është një makinë që po e shkatërron sistematikisht mikrobiotën tonë me dhënien e tepërt të antibiotikëve, veçanërisht tek gratë shtatzëna ose tek fëmijët; me lindje nëpërmjet operacionit cezarian ... dhe mungesës së ushqimit me gji të fëmijës; me produktet toksike dhe ndotëse të jetës së përditshme (Bisphenol A, etj.); me konsumin e grurit modern, shumë më të pasur me gluten sesa gruri i dikurshëm; me shumëzimin e fruktozës së shtuar dhe aditivëve të ushqimit kimik, për të mos përmendur epideminë e ankthit dhe stresit kronik të nënave të reja, gjë që ndikon edhe në mikrobiotën.

Lidhja e drejtpërdrejtë e ketyre elementëve me autizmin ende nuk është provuar plotësisht. Por është provuar tashmë se fëmijët e lindur me operacion cezarien, të cilët nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me florën vaginale të nënës së tyre, kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga autizmi.

Së fundi, ekziston dyshimi edhe në një tjetër shkaktar të madh.

Tabuja përfundimtare: alumini i vaksinave

Ekziston mundësia që alumini i vaksinave të kontribuojë në shpërthimin e numrit më të madh të rasteve të autizmit.

Një nga specialistët kryesorë të aluminit, Pr Exley, punimet e të cilit njihen ndërkombëtarisht, shprehet se: “Deri në hulumtimin tim të fundit, nuk besoja për një lidhje midis aluminit dhe autizmit mbasi nuk kisha prova të mjaftueshme shkencore, por tani besoj 100% se Alumini luan një rol të paneglizhueshëm në autizëm dhe rezultatet e këtij studimi janë vertet përfundimtare.”

Në fakt, studimi i tij tregon se truri i fëmijëve me autizëm përmban një proporcion alumini jashtëzakonisht shqetësues, me dallim të madh me fëmijët e tjerë. (Ekziston edhe një studim tjetër që tregon se vaksinat që përmbajnë alumin kanë shkaktuar inflamacione të rënda te truri i deleve, duke ndryshuar sjelljet e tyre si lëvizje përsëritëse, gjunjëzim, etj. Pista e aluminit shpjegon gjithashtu pse Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet më të prekura nga autizmi. Sepse është një nga vendet e vetme në planet, ku fëmijët vaksinohen 48 orë pas lindjes me një vaksinë që përmban alumin (vaksina e hepatitit).

Në përgjithësi, numri i vaksinave që përmbajnë alumin e që u injektohen fëmijëve është rritur në mënyrë të ndjeshme 40 vitet e fundit. Me pak fjalë, duhet ngritur zëri urgjentisht për të detyruar autoritetet që të financojnë një hetim të plotë publik mbi këtë temë dhe duhen diskredituar ata që deklarojnë publikisht se alumini nuk është i rrezikshëm.

Më keq se të verbërit janë ata që nuk dëshirojnë të shohin!

©Edlira Dedja