Komunitet

Ottawa - Majko takon nxënësit e shkollës shqipe dhe përfaqësues nga Kanadaja frankofone

  • Published in Komunitet
Nga: Alban Rrahmani

Stacioni i fundit i vizitës zyrtare të Ministrit të Shtetit për Diasporën në Kanada ka qënë kryeqyteti Ottawa. Te shtunën më 11 mars, pas Torontos, aty është rihapur nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare, Ekspozita fotografike retrospektive “Gruaja shqiptare në vite”.

Të pranishëm në ceremoninë e rastit kanë qenë përfaqesues të komunitetit shqiptaro-kanadez nga Ottawa dhe nga Provinca e Québec-ut, te cilët kanë zhvilluar dhe një takim me Ministrin e Diasporës.

Ne Ottawa, Ministri Majko ka vizituar gjithashtu edhe nje klasë të mësimit të gjuhës shqipe e cila prej kohësh funksionon aty rregullisht.  “Shkolla shqipe në diaspore kontribuon në ruajtjen e identitetit shqiptar të fëmijeve tanë”, ka theksuar ai duke përgëzuar veçanërisht mësuesit për përkushtimin e tyre.