Komunitet

Shqiptarët e Hamilton mirëpresin Konsullin Donat Syla

  • Published in Komunitet

Komuniteti shqiptar i Hamiltoni ka patur në vizitë këtë fundjavë Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës më zyrë në Toronto, Donat Syla.

Konsulli Syla është ndalur dje fillimisht në ambientet e Shkollës shqip në Hamilton ku është takuar me nxënësit dhe mësuesen e përkushtuar Ardita Morina. Një pjesë e orës së mësimit i është dedikuar me këtë rast Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Një punim artistik me portretin e Skënderbeut ishte dhe dhurata për të vegjëlit shqiptarë të Hamiltonit nga diplomati i akredituar në Toronto vetëm pak muaj më pare, i cili nga ky qytet ka nisur dhe turin e tij të takimeve prezantuese me komunitetin shqiptaro-kanadez.

Më pas vizita ka vazhduam me një takim në zyrat e Shoqatës shqiptare të drejtuar nga Z. Refki Sertolli, ku janë diskutuar ide dhe projekte të përbashkëta në mbështetje të promovimit të kulturës shqiptare në Hamilton dhe kudo që jetojnë shqiptarë në Kanada.

Kujtojmë se Shoqata Shqiptare Hamilton është ndër më aktivet dhe një nga shembujt më te spikatur të organizimit komunitar jo vetëm në Ontario, por në gjithë Kanadanë. Pas pak pak javësh, shoqata do të përuroje dhe Qendrën komunitare në pronësi të saj, “Shtëpia shqiptare”.

@Flasshqip.ca