Toronto-Mesha e Krishtlindjes në shqip
- Published in Komunitet
Kanë qenë të shumtë besimtarët katolikë shqiptarë të cilët kanë marrë pjesë në Meshën e Krishtlindjes të zhvilluar në mesnatën e mbrëmshme në Kishën Our Lady of the Miraculous Medal, Etobicoke, nën drejtimin e famullitarit Dom Ambroz Demaj.
Në një ambient të mbushur plot e për plot dhe nën shoqërimin e korit, famullitari katolik shqiptar i Torontos ka kryer të gjithë ritualin dhe u ka percjellë në gjuhën amtare bashkatdhetarëve të pranishëm, gjithë mesazhin e festës së lindjes të Jezu Krishtit.

Me aprovimin e Arqipeshkvit të qytetit, prej 1 korrikut të vitit 2012 në Toronto është themeluar Misioni Katolik Shqiptar "E Shenjta Nënë Tereza". Ky mision u shërben Shqiptareve që banojnë në Toronto dhe zonat përreth dhe ka për qëllim t’i bashkoje shqiptaret e emigruar këtu që të mos harrojnë gjuhën, prejardhjen dhe besimin e tyre.
Misioni, nën shembullin e traditës së klerit katolik shqiptar që aq shumë ka bërë për gjuhën dhe kulturën kombëtare, është shndërruar sot në një pike të rëndësishme referimi për komunitetin shqiptaro-kanadez në Greater Toronto Area dhe jo vetëm.

@Flasshqip.ca












