Komunitet

SPECIALE COVID-19: Nga Calgary i Alberta flet Ilir Kuqi, Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze

  • Published in Komunitet

Calgary - Ilir Kuqi: Kjo situatë është vërtet e vështirë. Si komunitet nuk po zhvillojmë aktivitete sepse duhet të respektojmë regullat e provincës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me njeri-tjetrin dhe me sa dimë deri tani nuk kemi patur asnjë të infektuar me COVID-19 nga pjesëtarët e komunitetit tonë. Shpresojmë të mbetet kështu, pasi shumica e shqiptarëve janë mbyllur nëpër shtëpi ose punojnë nga shtëpitë e tyre. Është me të vërtet një gjendje e pajetuar më parë që po godet ekonominë e qytetit, provincës dhe gjithë Kanadanë. Megjithatë duhet të jemi optimistë që kjo situatë do të kalojë.

©Flasshqip