Komunitet

SPECIALE COVID-19: Me shqiptarët në Edmonton, Alberta - Flet Shkumbin Pllana, kreu i shoqatës lokale

  • Published in Komunitet

Fatmirësisht, deri më tani, shqiptarët në Edmonton nuk janë të prekur nga Coronavirusi. Shpresojmë ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe pa telashe. Jemi të preokupuar gjithashtu për të gjithë bashkëatdhetarët, kudo që ndodhen në Kanada.

Para së të shpallej gjendja emergjente në Alberta, ne vendosëm si masë paraprake ndërprerjen e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët, për të siguruar plotësisht distancimin e domosdoshëm të rekomanduar nga autoritetet mjekësore.

Gjithashtu, si kryesi e shoqatës, u bëmë një thirrje të gjithë anëtarëve të komunitetit shqiptaro-kanadez këtu në Edmonton që të përcjellin me vëmendje situatën dhe të zbatojnë urdhëresat që vijnë nga autoritetet shtetërore, konkretisht nga Government of Alberta. Sëbashku, me solidaritet e të disiplinuar, do ta përballojmë këtë goditje që po i bëhet nga COVID-19 jo vetëm Kanadasë por gjithë njerëzimit.

©Flasshqip.ca