Komunitet

SPECIALE COVID-19: Kitchener/Waterloo, Ontario - Na shkruan Lejdi Ago

  • Published in Komunitet

Lejdi Ago

Përsa i përket situatës, për mua personalisht dita kalon shpejt, pasi vazhdoj punën nga shtëpia. Duke qenë se aksionet e kompanive të ndryshme në bursa dhe fondet publike kanë rënë, investitorët kanadezë janë disi të shqetësuar dhe kanë nevojë për konsulencë, kështu që jam më i zënë me punë se zakonisht. Po përpiqem gjithashtu ta shfrytezoj këtë kohe edhe për zhvillim në karrierë, ndaj dhe kam marrë disa kurse online.

Mendoj që situata duhet parë edhe nga ana pozitive. Për shembull kemi më tepër kohë për të shpenzuar me familjarët. Përpiqem dhe mbaj kontakte të rregullta dhe të vazhdueshme me të afërmit dhe miqtë në Shqiperi e nëpër botë. Komunikimi sot është bërë i thjeshtë. Uroj shumë që situata të normalizohet sa më shpejt. Mendoj që gjatë kësaj periudhe të pazakontë është më mirë të mos qarkullojmë apo të bëjmë lëvizje të panevojshme, keshtu që unë personalisht bëj detyren time.

©Flasshqip.ca