Komunitet

In Memoriam Hytbi Tarelli - Nga Pёrparim Kapllani

  • Published in Komunitet

Pёrparim Kapllani - Toronto

Dje ti kishe ditelindjen i shtrenjti miku im. Sa gjёra mё erdhёn ndёrmend. Kujtova ndёr tё tjera datёn 6 Tetor 2016, kur Cheryl Xavier mё dёrgonte njё mesazh, ku mё shkruante: “Hytbi Tarelli ёshtё sёmurё” ...

 Megjithёse i zёnё me punёt e ditёs, e ndjeja mungesёn tёnde tё pazakonshme. Nuk do tё kalonte muaji dhe ti do tё ktheheshe njёherё nga “Albany Pizza” pёr tё mё pёrshёndetur, ashtu shpejt e shpejt qё “tё mos mё prishje punё”…

E si mundem ta harroj edhe atё ditёn tjetёr, kur kisha promovimin e romanit “The Wild Boars” mё 24 Qershor … Si nё “fshehtёsi” qё tё mos e merrte vesh askush, ti do tё mё pyesje nё konfidencё se çfarё kisha dёshirё tё merrrja dhuratё nga komuniteti: njё pllakatё tё “Skёnderbeut” apo njё pllakatё tё shenjtores sё madhe “Nёnёs Terezё” …

Dhe erdhe aty sё bashku me bashkёshorten tёnde, Teutёn, duke ma bёrё zemrёn mal me prezencёn dhe dhuratat e tua tё paçmuara. Ishe ulur aty nё mes tё sallёs dhe vetёm dёgjoje nё heshtje bashkёfolёsit me njё buzёqeshje babaxhane nё fytyrё …

I shtrenjti miku im Hytbi!

Ti ishte aq i madh gjer nё dhimbje, por edhe i thjeshtё gjer nё pёrulёsi, aq sa ne vdekatarёt e tjerё, na vije nё pozitё tё vёshtirё. Njeri fjalёpak, por me duar tё florinjta, ti arrite tё fitoje brenda njё kohe tё shkurtёr zemrat e gjithё shqiptarёve tё Toronto-s.

Ashtu siç e tha njё zonjё e nderuar nё ngushёllimin e saj, kur ti u largove prej nesh, “rrallё ka shtёpi tё shqiptarёve tё Toronto-s, qё tё mos i kenё veprat e kёtij artisti tё madh.” Ne fatlumёt qё i kemi, do t’i ruajmё me shumё xhelozi veprat e tua. Mirёnjohja jonё ёshtё e pakufishme pёr ty, qё dite tё jesh Shqiptar i vёrtetё, njeri i punёs dhe fjalёpakё, njeri i sakrificёs, qё gjithё jetёn tёnde ja kushtove artit nё shёrbim tё Atdheut dhe Kombit.

Atdheu dhe Kombi ishin dy lajtmotivet e arta qё tё udhёhoqёn nё punёn tёnde tё pavdekshme. Skёnderbeu i veshur nё ngjyrё ari apo busti i Adem Jasharit i veshur po nё ar, (qё udhёtoi atje nё Drenicёn e kuqe) shprehin mё sё miri gjykimin artistik dhe pёrfytyrimin kompozicional qё ti kishe miku ynё i madh pёr kёta heronj tё pavdekshёm.

Nё morinё e veprave tё tua, nuk mundem tё le pa pёrmendur dhe pllakatёn e Nёnё Terezёs qё Shoqata Shqiptare e Torontos ia dhuroi Shtёpisё Botuese IOWI. Ishe ti, njeriu me zemёr tё madhe dhe trup tё pakёt qё jepje edhe energjinё tёnde tё fundit pёr komunitetin tonё …

Nuk do mundem tё harroj kurrё as bisedёn tonё tё fundit mё 7 Tetor 2016 … Fola shumё gjatё me Ty! “Kёtё herё kam marrё nё telefon vetёm pёr Hytbiun”, i thashё Teutёs, gruas tёnde, shkrimtares sё talentuar pёr fёmijё. Mё the qe kishe dalё nga spitali dhe ishe mirё…Por nuk qenkёsh e thёnё. Vdekja tё merrka atёherё kur nuk e pret. Vdekja jote e papritur mё kujtoi se duhet ta shijojmё jetёn ashtu siç vjen dhe ta duam e respektojmё njёri tjetrin pёr sa kohё qё jemi gjallё, se atёherё kur del fryma e fundit, ёshtё shumё vonё. Faleminderit, pёr kёtё mёsim tё befasishёm, miku im i vyer!

I dashur Hytbi!

Kujtimi yt le tё na ndjekё, pёr sa kohё qё marrim frymё. Le t’i lёmё sadopak mёnjanё punёt tona tё pёrditshme dhe le tё lutemi pёrsёri qё shpirti yt i madh tё prehet gjithmonё nё paqe. Tё pёrqafojmё qё pёrtej nga pafundёsia, o vёllai ynё i madh, miku i paharruar, qё na u gjende aq pranё, atёherё kur kujtuam se ishim pa miq dhe tё braktisur. Amen!

©Pёrparim Kapllani