Komunitet

Më në fund rikthehet në Toronto për koncert kantautori Alban Skënderaj

  • Published in Komunitet

Një lajm i bukur për artdashësit dhe gjithë komunitetit shqiptar të Torontos dhe rrethinave. Pas anulimit të koncerteve të vjetshme të 28-29 Marsit, si rezultat i mbylljes që shkaktoi pandemia, më në fund kantautori i mirënjohur shqiptar Alban Skënderaj do të rikthet përsëri në metropolin kanadez për publikun shqiptaro-kanadez, pikërisht te shtunën në datën 4 Dhjetor 2021.

"Për dashamirësit e muzikës shqiptare dhe veçanërisht ata që pëlqejnë muzikën e Alban Skënderaj, repertori i këtij turneu përmban këngët më të mira të tij, ato që i dhanë popullaritet dhe simpati në mbarë botën shqiptare" - bën me dije “Dea Art”, kompania organizatore e koncertit në Toronto, e drejtuar nga të mirënjohurit Lindita dhe Ervin Meço.

Alban Skënderaj është një zë dhe personalitet mjaft i pëlqyer jo vetëm për unikalitetin e tij artistik por edhe për thjeshtësinë e tij. Mesazhet pozitiviste që mbizotërojnë në këngët e Albanit duket se janë një pjesë integrale e jetës së tij private e publike. Albani është i martuar me këngëtaren po aq të dashur për publikun shqiptar Miriam Cani. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Amelia dhe Duam, ky i fundit i lindur më 14 Janar 2020. Çifti madje ia ka vënë emrin djalit sipas këngës me të cilën festuan lidhjen e tyre.

Koncerti në Toronto do të hapet nga Kadiri, këngëtari prej Kosove me banim në Oakville, i cili do të interpretojë disa prej krijimeve më të spikatura nga albumet e tij. Prezantimi sërish i është besuar Uarda Këllezit, vajzës simpatike të koreografit të njohur Ramazan Këllezi.

Alban Skënderaj ka ardhur edhe herë të tjera në Toronto dhe është pritur me entuziazëm nga bashkëatdhetarët e tij. Edhe këtë herë, interesi për koncertin e tij duket se është i lartë. Ju njoftojmë se për prenotim biletash mund të kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në numrin 647 388 5854.

Koncerti do të zhvillohet të shtunën me 4 Dhjetor ora 7 pm:

P. C. HO Theatre në adresën 5183 Sheppard Ave E, Scarborough, ON M1B 5Z5.

©Flasshqip.ca