Komunitet

Alban Skënderaj, çfarë nate e mrekullueshme në Toronto - Nga Edlira Çini

  • Published in Komunitet

Edlira Çini - Toronto

Mbresat e mia nga nata e mbrëmshme do t’i filloj nga organizimi. Megjithë vonesat e shkaktuara nga kontrolli i Pasaportës së vaksinimit, apo dhe fakti që shumë prej nesh zgjodhëm ti merrnim biletat tek hyrja, edhe pse opsioni na ish dhënë t’i merrnim më parë, mbrëmja filloi vetëm me gjysëm ore vonesë.

Lindita dhe Ervin Meço (DEA Art), janë jo vetëm organizatorë dinjitozë, por me buzeqeshjen e pashqitur nga fytyra, nuk e ndaluan as një çast falenderimin dhe mirënjohjen kundrejt publikut.

Mbrëmjen e hapi bukuroshja Uarda Këllezi, e cila me pak fjalë dhe saktësi bëri prezantimin e këngëtarëve.

U ndjeva krenare për mbështetjen që iu dha artistit të ri Kadiri. Patëm fatin të dëgjonim eksluzivisht këngën e tij të re, për herë të parë mbrëmë. Urime e suksese pa fund Arlind! Jemi të lumtur për ty!

E më pas, artisti i zemrës time, Alban Skënderaj. Klas, talent, mirësi, dashuri, profesionalizëm, adrenalinë dhe mirënjohje. Duke mos harruar paraqitjen skenike dhe buzëqeshjen e veçantë. Një artist i kompletuar në çdo drejtim.

Por mbremja s’do të kish kuptim pa publikun e duhur. Në veçanti, zonja me flokë të bardhë pranë meje, që dinte dhe këndonte çdo tekst të këngëve me përpikmëri.

Si përfundim, Kanadaja e ftohtë, paska publikun më të ngrohtë. Dhe në recitalin e Albanit në Tirane nuk kisha parë aq shumë adrenalinë.

Përgezime dhe sponsorëve, pa ndihmën e të cilëve, koncerte të tilla nuk do ishin të mundshëm

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend. Uroj të tilla të vijojnë sa më shumë!

©Edlira Çini