Aktivitete

Zgjidhet kryesia e re e shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary-Alberta

Nga: Nebi Murseli

Më 21 janar 2018, në një nga sallat e Fish Creek Library, u mbajt Asambleja Zgjedhore e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary që zgjodhi dhe kryesinë e re.

Anëtarët e asamblese votuan listën shumë-emërore të kandidatëve dhe në përfundim të procesit fitues dolen njëmbëdhjetë. Më pas, kryesia e re, në bazë të Statutit, u mblodh dhe zgjodhi kryetarin, nënkryetarin dhe financierin e shoqatës.

Kryetar u zgjodh Ilir Kuqi, nënkryetar Nebi Murseli ndërsa financiere Ilda Budo. Anëtarë të tjerë u zgjodhën: Bukurie Mino, Edlira Bulishaku, Agim Ajdini, Gëzim Ugzmajli, Flamur Veselaj, Saimir Budo, Shaqir Duraj dhe Mariglen Aliko. Kryesia më pas shtoi edhe tre anëtarë të tjerë të emëruar Sokol Preka, Debatik Cërmljani dhe Petrit Belishaku. Sipas statutit, kryesia e shoqatës ka mandat katër vjet, ndërsa kryetari i Shoqatës nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.