Njoftime

Calgary: Krijohet bordi i shkollës shqipe

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary është mirënjohëse ndaj vullnetarëve dhe prindërve që ia kanë besuar fëmijët e tyre Shkollës Shqipe. Për të krijuar një shkollë sa më shumë frutdhënëse, shoqata vendosi të krijojë një bord që do të merret me drejtimin dhe programin e Shkollës Shqipe. Më shumë informacione do të vijojnë ndaj anëtarëve të Bordit, por duam të theksojmë që Bordi i shkollës zgjodhi si kryetare të saj, Adriana Bejko, e cila ka përvojë shumëvjeçare në arsim, duke qenë edhe pjesë e Bordit të shkollave katolike në Alberta.

“Fillimi i Shkollёs Shqipe para tre vitesh ishte njё nismё e bukur, por tani ka ardhur koha qё kjo shkollё tё vendoset mbi baza tё forta pedagogjike dhe shkencore.  Pёr tё arritur kёtё, ne kemi formuar Bordin e shkollёs me pesё anëtarё. Ky bord sjell njё filozofi tё re nё organizimin e shkollёs”-shprehet znj.Adriana Bejko.

Gjithashtu ajo theksoi se më datёn 20 maj, 2018 Bordi i ri shkollёs organizoi mbledhjen e parё. Nё kёtё mbledhje u morёn disa vendime tё rёndёsishme. Bordi i shkollёs aprovoi në mënyrë unanime emrin e shkollës “Foleja e Shqiponjave”.  Nё mёnyrë tё veçantё, kjo shkollё do tё mbajё tё gjallё kulturёn, gjuhёn dhe traditat e mrekullueshme tё kombit. Ne e kuptojmё qe fёmjёt tanё po rriten nё dhe tё huaj dhe duhet tё integrohen nё jetёn e Kanadasё, por njohja e dy gjuhёve dhe kulturave nuk i dёmton aspak, pёrkundrazi, i bёn mё tё kompletuar- deklaroi në fjalën e saj kryetarja e re e Bordit.

Me kёto ndryshime pritet që nxёnёsit tё vijnё me dёshirё në shkollё dhe prindёrit tё jenё tё kёnaqur sepse do tё shikojnё pёrmirёsime tё dukshme ne nivelin e njohurive tё fёmijёve tё gjuhёs shqipe.

Nё emёr tё bordit tё shkollёs “Foleja e Shqiponjave” Adriana Bejko falenderoi Shoqatën Shqiptaro Kanadeze në Calgary pёr mbёshtetjen e pakursyer qё i jep edukimit tё fёmijёve tanё.