Njoftime

Shqiptarët në BC përgatiten për 'Surrey Fusion Fest'

Kryesia e shoqatës “Eaglesland” në Vancouver, British Columbia përmes një njoftimi në Facebook u bën thirrje anëtarëve të komunitetit të kontribuojnë lidhur me aktivitetin “Surrey Fusion Fest” që do të organizohet muajin tjetër, më 21-22 Korrik. Në këtë festë, shoqata shqiptare do të përfaqësojë Shqipërinë me një tendë kulturore përmes një programi artistik prej 30 minutash. Në mënyrë që përfaqësimi të jetë sa më dinjitoz shoqata fton anëtarët e saj dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë provincë të ndihmojnë me sende, veshje, libra, fotografi, suvenire e orendi të ndryshme shqiptare.

Ja postimi i plotë i kryesisë së shoqatës “Eaglesland” në BC:

“Të nderuar anëtarë të komunitetit shqiptar në Vancouver BC. Edhe më pak se një muaj na ndan nga "Surrey Fusion Fest" ku shoqata Shqiptare Eaglesland do përfaqësojë Shqipërinë me një tendë kulturore me një program artistik 30 minutësh.

Deshëm të falenderojmë anëtarë të ndryshëm të komunitetit që na kanë kontaktuar deri tani me dëshirën për të na ndihmuar me materiale për tendën kulturore.

Ne përsëri kemi nevojë për gjërat e mëposhtme:

- Kostume popullore nga Kosova dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë për burra dhe gra.

- libra/suvenire/buste për Skënderbeun. Sa më shumë materiale për Skënderbeun aq më mirë sepse do të ekspozojmë një stendë për "Vitin e Skënderbeut"

- Libra/bust/foto/materiale për mbretëreshën ilire Teuta

- Libra/bust/foto/materiale për luftëtaren Norën e Kelmendit

- Libra/bust/foto/materiale për mësuesen Sevasti Qiriazi

- Libra/bust/foto/materiale për Marigo Pozio

- Libra/bust/foto/materiale për luftëtaren Shote Galica

- Libra/bust/foto/materiale për Nënë Terezën

- Libra/bust/foto/materiale për Musine Kokalari

- Libra/bust/foto/materiale për këngëtaren Nexhmije Pagarusha

- Qilima/rrugica/suvenire të ndryshme-enë bakri/pagure etj

Ju lutem kontaktoni Znj, Ardita Fishta në 604-588-9031 ose Z. Ardian Lagji në 604-805-0254 për detaje. Ju falemnderit,

Kryesia e shoqatës "Eaglesland" në BC.