Njoftime

Kandidatë për në Këshillin Koordinativ të Diasporës: Shënoni 30 korrikun!

Ambasada shqiptare në Ottawa reflekton pozitivisht pas shqetësimit të ngritur nga Flasshqip. Ajo njofton 30 korrikun si afatin e fundit të propozimeve të kandidatëve për në Këshillin Koordinativ të Diasporës.

Pas publikimit nga Flasshqip në datën 11.09.2018, të shkrimit “Këshilli Koordinativ apo Konspirativ i Diasporës? Kush do ta përfaqësojë Kanadanë?” ku theksohej mungesa e transparencës nga ana e ambasadës shqiptare në Ottawa, të procesit të mbledhjes së kandidaturave për në Këshillin Koordinativ të Diasporës Shqiptaro-Kanadeze, ka patur reflektim pozitiv nga ana e ambasadës. Nga burime të redaksisë sonë, kemi mësuar se shoqatave u është dërguar njoftim zyrtar përmes postës elektronike nga ambasada për të dërguar propozimet e kandidatëve për në këshill deri në datën 30 korrik, edhe pse afati ligjor është deri në 31 gusht, bazuar në pikën 15 të VKM-së. Por meqënëse muaji gusht si rregull është pushim, atëherë ky afat reduktohet mesa duket deri në 30 korrik. Sipas e-mailit të ambasadës, lista me kandidaturat do t’u bëhet me dije shoqatave në fund të procesit.

Flasshqip njofton gjithë organizatat e mundshme që veprojnë dhe janë të rregulluara me ligj në Kanada t’i referohen ligjit për diasporën në linkun

http://www.qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202018/Fletore%2056/Ligj%20nr.%2016%20date%205.4.2018.pdf

si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve  si dhe për çdo paqartësi të mundshme të procesit: 

http://www.qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202018/Fletore%2084/VKM%20nr.%20340,%20date%206.6.2018.pdf

Interesi ynë më i madh është zhvillimi i një procesi të drejtë, transparent dhe i merituar, me qëllim që shqiptaro-kanadezët të përcjellin e të kontribuojnë për komunitetin dhe atdheun e e tyre vlerat dhe aftësitë më të larta.

Flasshqip falenderon stafin e ministrit të Diasporës për korrektesën dhe gatishmërinë për bashkëpunim me median.

 

©Flasshqip.ca