Njoftime

Montreal-Organizohet Kupa e futbollit 'Skënderbeu'

Ditën e dielë, 22 korrik 2018, do të organizohet turneu i futbollit të shqiptarëve të Montrealit. Turneu futbollistik në fakt eshtë një aktivitet gjithpërfshirës që zhvillohet çdo vit qysh prej 2011.

Edicioni 2018 përkon me vitin e përkujtimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndaj dhe kupa e këtij viti ka marrë emrin e tij.

Sipas organizatorëve, sivjet do të marrin pjesë 6 ekipe dhe njëri prej tyre do jetë nga kryeqyteti, Ottawa. E veçanta tjetër është se do të luhet edhe një ndeshje volejbolli mes dy ekipeve femrash, në kohën e pushimit para takimit final, takim nga do të dalë dhe fituesi i kupës.

Turneu i futbollit këtë vit do të zhvillohet në Parc du Centanaire në Dollard Des Ormeaux. Organizatorët e tij prej vitesh, janë dy aktivistët e shquar të komunitetit shqiptar ne Montreal, Ajet Nuro dhe Dr. Hysni Marku.

@Flasshqip.ca