Njoftime

Promovohet gjuha shqipe në Regina

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të shpallur nga UNESCO në ambientet e Universitetit të Regina-s është organizuar një event ku kanë performuar grupe të 20 kombësive të ndryshme, mes tyre edhe fëmijët shqiptarë! 

Me këtë rast deputeti i Melfort z.Todd Goudy, një mik i komunitetit shqiptar në Regina ka folur disa fjalë në shqip gjatë fjalimit të tij.

Të pranishëm kanë qenë përfaqësues të Qeverisë Federale, Qeverisë së Saskatchewan, Bashkisë Regina dhe drejtues të organizatave që kanë si qëllim promovimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe kulturave të ndryshme!

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze “Iliria”, Saskatchewan, ka falenderuar përmes një statusi në Facebook mësueset që ndihmuan për realizimin e performances së fëmijëve, prindërit që bashkëpunuan dhe mbi të gjitha fëmijët që shkëlqyen dhe nderuan komunitetin shqiptar.

Me rastin e pjesëmarrjes, shoqatës "Iliria" i është dorëzuar një çek që do të shpenzohet për fëmijët!

@Flasshqip.ca