Njoftime

Një farmaci shqiptare pranë jush në Oakville

Kur njeriu ka probleme shëndetësore, i vjen natyrshëm të ankohet në gjuhën amtare. “Oh moj nënë sa më dhemb!”

A nuk do ishte më mirë sikur ndihmën ta merrnit nga dikush që flet gjuhën e nënës kudo që të jetonit? Do ndiheshit më të kuptuar dhe le të themi gjysëm të shëruar. Është fat për një shqiptar nëse ka mundësinë ta ketë po shqiptar mjekun e familjes, mendoni pak sikur të ketë edhe farmacistin nga vendi i origjinës.

Kemi një lajm për ju bashkëatdhetarë që jetoni në Oakville, Mississauga, Burlington dhe Etobicoke.

Pranë jush ndodhet një FARMACI SHQIPTARE.

Dr. AIDA DISHA (HOXHA) – është farmacistja me përvojë 20-vjeçare, e cila përveçse ju ndihmon kur i shkoni në farmaci, mund edhe t’jua sjellë farmacinë në shtëpi. Mjafton të telefononi në numrin: 905-815-9111.

Dhe mos harroni: Flisni shqip!