Njoftime

Qazim Kallushi sjell muzikën e Thoma Gaqit në Toronto

Përsëri do të interpretohet muzikë shqiptare në Toronto nga një orkestër sinfonike dhe kjo, përsëri falë muzikantit shqiptar Qazim Kallushi, ish-drejtues i orkestrës sinfonike të RTSH, prej vitesh i vendosur në Kanada.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, artisti i njohur ka ftuar të gjithë artdashësit shqiptarë të Torontos dhe GTA në koncertin “Dances of the World” të Greater Toronto Philharmonic Orchestra, pranë të cilës ai kryen funksionin e Executif Director.

Koncerti që çel sezonin e 12 të orkestrës, do të mbahet ditën e Shtunë, më 2 Nëntor, 2019, ora 20:00, në Calvin Presbyterian Church, 26 Delisle Ave, Toronto, ON M4V 1S5.

Në program krahas veprave prestigjioze si Vallet Hungareze nga Brahms, Vallet Rumune nga Bartok, Annen Polka nga Strauss, Cuban Overture nga Gershwin, Danzon nga Marques etj, do të interpretohet gjithashtu edhe Vallja Festive (vallle me dajre) e kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Thoma Gaqi. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti i ftuar Lorenzo Guggenheim

Biletat janë në shitje online në linkun: https://www.universe.com/events/dances-of-the-world-tickets-ZXPH0S?fbclid=IwAR2nVBim6WXdWDPoVlOFyBkgPJdPk74Ot_Un37IcGlJLWCIkZbdc43lo_iI