Njoftime

Lutemi për Shqipërinë në Toronto

Pastori Endrit Mullisi, i cili ka drejtuar dhe Kishën Ungjillore Shqiptare në Toronto për disa vjet, fton shqiptarët e Torontos në një takim reflektimi dhe lutjeje të Shtunën në orën 11.00 am në Chapel te Downsview Presbyterian Church, adresa 4110 Chesswood Dr, North York, ON M3J 2B9.

Ndërsa të gjithë jemi prekur nga tragjedia në zhvillim në Shqipëri, është kohë e përshtatshme për t’u bashkuar për t’u lutur sëbashku. Lutjet e sinqerta dëgjohen nga më i Larti Perëndi. Takimi do të ketë lexime të Shkrimit të Shenjtë, të përshtatshme për situatën tonë aktuale dhe lutje-bën me dije Pastori.

Pas takimit, Mullisi do të jetë i gatshëm për t’i shërbyer kujtdo që ka ndonjë pyetje.

Le të ftojmë miq që janë në të njëjtën mendje. Le të lutemi sëbashku!- thuhet në fund të ftesës që pastori Endrit Mullisi e ka shpërndarë në Facebook.