Njoftime

Alban Skënderaj koncert në Toronto

Kantautori i mirënjohur shqiptar Alban Skënderaj pritet të zhvillojë një turne muzikor në Amerikën e Veriut, i cili do të startojë më 28 Mars në Toronto duke vijuar më pas me New York, Detroit, Chicago, Boston, Washington dhe Connecticut.

"Për dashamirësit e muzikës shqiptare dhe veçanërisht ata që pëlqejnë muzikën e Alban Skënderaj, repertori i këtij turneu përmban këngët më të mira të tij, ato që i dhanë popullaritet dhe simpati në mbarë botën shqiptare" - bën me dije “Dea Art” si kompani organizatore e koncertit në Toronto.

Alban Skënderaj është një zë dhe personalitet mjaft i pëlqyer jo vetëm për unikalitetin e tij artistik por edhe për thjeshtësinë e tij. Mesazhet pozitiviste që mbizotërojnë në këngët e Albanit duket se janë një pjesë integrale e jetës së tij private e publike. Albani është i martuar me këngëtaren po aq të dashur për publikun shqiptar Miriam Cani. Ata kanë dy fëmijë, vajzën Amelia dhe Duam, djali i cili erdhi në jetë pak ditë më parë, më 14 Janar. Çifti i ka vënë emrin djalit sipas këngës me të cilën festuan lidhjen e tyre.

Koncerti i Torontos do të hapet nga Kadiri, këngëtari prej Kosove me banim në Oakville, i cili përveç këngëve të tij të njohura do të interpretojë ekskluzivisht në këtë koncert edhe 2-3 këngë të reja nga albumi i tij i parë, që pritet të lançohet së shpejti. Prezantimi i është besuar Uarda Këllezit, vajzës simpatike të koreografit të njohur Ramazan Këllezi. 

Alban Skënderaj ka ardhur edhe herë të tjera në Toronto dhe është pritur me entuziazëm nga bashkëatdhetarët e tij. Edhe këtë herë, interesi për koncertin e tij në 28 mars, ora 19.30, PC Ho Theater, 5183 Sheppard Ave East, Scarborough duket se është i lartë. Ju njoftojmë se për prenotim biletash mund të kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në numrin 647 388 5854.

 

©FlasShqip.ca