Njoftime

Shqiptarët në Calgary zgjedhin Bordin dhe Kryesinë e re të shoqatës

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary zhvilloi sot më 9 Shkurt mbledhjen e radhës për zgjedhjen e organeve të reja drejtuese. Në fjalën e tij kryetari Ilir Kuqi bëri një përshkrim të aktiviteteve të realizuara dy vitet e fundit duke theksuar sukseset e këtij e ekipi drejtues, sidomos në rritjen e buxhetit 7 herë më shumë se mandati i mëparshëm.

"Jam krenar për bordin e dy viteve të fundit dhe shumëllojshmërine e aktiviteteve të realizuara duke mos harruar, ngritjen e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Calgary, festat e tyre, kampionatet e futbollit, golfit dhe pokerit, të cilat na kanë ndihmuar në mbledhjen e fondeve, por edhe diversikifimin e aktiviteteve." - tha Ilir Kuqi.

Gjatë mbledhjes së përgjithshme, u diskutua dhe tema e shkollës "Foleja e Shqiponjave" ku u theksua dëshira për të rritur numrin e fëmijëve. "Jam shumë e shqetësuar ndaj indiferencës së atyre shqiptarëve në komunitet të cilët nuk sjellin fëmijën për të mësuar shqip"- u shpreh Dr. Adriana Fishta Bejko, kryetare e bordit të Shkollës Shqipe në Calgary dhe gjithashtu anëtare e Këshillit Koordinative të Diasporës. "I bëj thirrje të gjithë komunitetit shqiptar në Calgary, të mos harrojmë rrënjën tonë dhe t’i mësojmë fëmijëve tanë gjuhën amëtare" - tha Dr. Bejko.

Më pas u votua për bordin e ri dhe kryesinë e re.  Ja emrat e anëtarëve dhe drejtuesve si më poshtë: 

Ilir Kuqi - Kryetar

Bledi Elshani - Zv. Kryetar

Saimir Budo - Financier

Mimoza Luzha - Sekretare

Mariglen Aliko - Anëtar Bordi

Daniela Lumani - Anëtar Bordi

Gëzim Ugzmaili - Anëtar Bordi

Arshi Kuburi - Anëtar Bordi

Tiki Cermjani - Anëtar Bordi

©Flasshqip.ca