Ministrat e Diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës në Toronto
Të enjten më 8 mars 2018, sipas njoftimit të përbashkët të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës se Kosovës në Kanada, zhvillojnë një vizitë në Toronto dy Ministrat e Diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatesisht Pandeli Majko dhe Dardan Gashi. Ky i fundit mban edhe postin e Zv. Kryeministrit në Qeverinë Haradinaj.
Ceremonia e pritjes dhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greater Toronto Area mbahet në një nga ambjentet e Parlamentit të Provincës së Ontarios prej orës 9:00 deri më 11:00 të paradites. Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në të njëjtat ambjente hapet edhe ekspozita fotografike “Gruaja shqiptare ndër vite”.
©FlasShqip.ca












