Njoftime

Kupa e Shqiptarit Alberta

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, organizon turneun e parë të futbollit, Kupa e Shqiptarit në Alberta.

Ftojmë shqiptarët në Alberta të rregjistrohen me skuadrat e tyre për këtë turne futbolli që do të mbahet të shtunën më 2 qershor, nga ora 1 p.m. deri në 6. p.m, në Chestermere Rec Center, 201, W Chestermere Dr, Chestermere, AB.  

Turneu do të organizohet ndërmjet 2 grupeve me nga 6 skuadra secili.  Dy skuadrat fituese të secilit grup do të ndeshen në finale.

Mbi kupën e turneut do të vendoset dhe emri i ekipit fitues.

Grupet do të ndahen si më poshtë:

Grupi A

1  vs  2

3  vs  4

2  vs  5

1  vs  4

3  vs  5

1  vs  3

3  vs  2

1  vs  5

2  vs  4

4  vs  5

Grupi B

1  vs  2

3  vs  4

2  vs  5

1  vs  4

3  vs  5

1  vs  3

3  vs  2

1  vs  5

2  vs  4

4  vs  5

Rregullat e turneut

  1. Çdo ekip do të luajë të paktën 4 ndeshje.
  2. Klasifikimi do të bëhet sipas pikëve të grumbulluara.
  3. Fitorja 3 pikë, barazimi 1 pikë.
  4. Në rast barazimi pikësh në fund të ndeshjeve në grup, klasifikohet e para skuadra që ka gol-avarazhin më të mirë. E dyta skuadra që ka më shumë gola të shënuar.
  5. Takimet do të zhvillohen me dy pjesë 15 minuta.
  6. Dy finalet e fundit do të jenë nga 20 minuta.
  7. Formati i skuadrës do të jetë 5+1 dhe maksimumi dy lojtarë reserve.
  8. Pagesa për çdo skuadër është 250 $ për ekip ose 31,25 $ për lojtar.
  9. Fondi i grumbulluar do të shkojë në favor të shkollës shqipe.
  10. Të regjistrohen vetëm kapitenët e skuadrave ose lojtarët pa skuadra.
  11. Një përfaqësues i skuadrës duhet të jetë pjesë e mbledhjes së kapitenëve, një javë para ndeshjes.

Për rregjistrim skuadre dhe pagesë ju lutemi kontaktoni:

Debatik Cernjani 403 918 5552

Saimir Budo: 403 863 9040

Parku ku do të zhvillohet turneu krijon mundësi edhe për aktivitete të ndryshme për fëmijë. Ju mirë presim te ky eveniment familjar dhe argëtues. Kundrejt një donacioni, do të ofrohen ushqim dhe pije jo alkoolike.

Le të fitojë skuadra më e mirë!