Njoftime

Boks – Kristian Prenga ndeshet nesër në Air Canada Centre

Toronto - Nesër më 19 Maj, ora 18:00, Mayweather Promotions dhe Lee Baxter Promotions, organizojnë në Air Canada Centre Toronto mbrëmjen e boksit WBC Light Heavyweight Campionship.

Në program janë gjithsej 10 takime, ku më kryesori është afishuar ai ndërmjet Adonis Stevenson dhe Badou Jack.

Një nga dhjetë përballjet e nesërme do të jetë ajo midis boksierit shqiptar Kristian Prenga dhe 37 vjeçarit nga Argjentina Ricardo Humberto Ramirez.

Prenga, prej viti të kaluar është në kërkim të ngjitjes së mëtejshme në karrierën e tij në boksin profesionist. Ai ka zhvilluar disa takime në Kanada në të cilat ka dalë fitues.

Ndeshja e nësërme është një mundësi më shumë për afirmimin e tij, po të marrim parasysh dhe faktin që ka arritur të zgjojë interesin e dy promotorëve të fuqishëm të boksit profesionist kanadez.

FlasShqip i uron fitoren e radhës Kristianit, i cili shpresojmë që sërish do të mbështetet nga simpatizantët e tij të shumtë këtu në Toronto.

@FlasShqip.ca