Në Saskatchewan zgjidhen drejtuesit e rinj të Shoqatës Iliria
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Shoqatës “Iliria” Saskatchewan në rrjetin social Facebook, dje më 20 Maj 2018, kjo shoqatë organizoi në Regina zgjedhjet e rregullta për kryetarin e ri dhe kryesinë e re të saj.

Me shumicë e votash, kryetar i shoqatës është zgjedhur Lejdi Ago, ndërsa emrat e kryesisë së re janë si më poshtë:
1-Elhame Morina
2-Ifaket Bilali
3-Renato Proko
4-Përparim Xhaferi
5-Arben Balliu
6-Edmond Faruku
7-Hilmi Zymberi

FlasShqip i uron sukses në kryerjen e misionit të tyre fisnik dhe atdhetar drejtuesve të rinj të Shoqatës Iliria në Saskatchewan.
@FlasShqip.ca












