Njoftime

Toronto – Organizohet pikniku tradicional i SHBSHK

Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze Toronto, njofton organizimin e piknikut familjar tradicional më 15 korrik 2018, nga ora 10:00 am - 8:00 pm, në High Parc, Zona 14, përbri fushave të tenisit në hyrje.

Shoqata fton të marrin pjesë të gjithë bashkatdhetarët qe jetojne ne Toronto e rrethina. Gjatë aktivitetit do të ketë muzikë, argëtim, ushqime tradicionale nga Old Mill Pastry&Deli, si dhe do të organizohen lojra të ndryshme për të rriturit dhe për fëmijët.

Pagesa është 5$ për person, ndërsa për fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja është falas.