Profil & Intervista

Adriana Bejko-një profesoreshë në Alberta

*Kandidate për në Këshillin Koordinativ të Diasporës e propozuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze Calgary

Siç ju kemi njohur edhe më parë, së shpejti do të formohet Këshilli Koordinativ i Diasporës, ku 2 prej 15 anëtarëve të tij do të jenë nga komuniteti shqiptaro-kanadez. Një nga kandidatët e propozuar nga shoqata e Calgary-t është Dr. Adriana Bejko. Në mënyrë që lexuesit tanë të njihen me kandidatët, ne do të publikojmë përmbledhje të jetëshkrimeve të tyre ose intervista. Dhe në fund fare urojmë të zgjidhen më të përshtatshmit.

***

Adriana Bejko është një profesioniste e edukimit, autore dhe studiuese shkencore. Ajo është një edukatore krijuese, e motivuar dhe që beson se me një punë të mirë edukative në shkollë ne ndërtojmë të ardhmen e globit. Gjate 42 viteve si edukatore ajo ka rritur të krijojë raporte me drejtues në fushën e arsimit, prindërve, nxënësve që kanë patur influencë pozitive në vende të ndryshme të botës. Ajo ka dhënë mësim në disa kontinente dhe shumë shtete.

Znj.Bejko është e specializuar në fushën e shfrytëzimit të aftësive të trurit në mësimin e gjuhëve të huaja, ka aftësi të thella në fushën e përdorimit të programeve digitale në mësimdhënie dhe është e mirëinformuar mbi vështirësitë që përballojnë emigrantët dhe në mënyrë të veçantë fëmijët e tyre. Ajo ka referuar në konferenca shkencore në Europë, USA, Kanada dhe vendet aziatike. Ajo është përfaqësuese e mësuesve dhe universiteteve në organizata lokale dhe ndërkombëtare. 

Dr. Bejko doli në pension në Qershor 2018 dhe në Maj 2018 ajo u zgjodh kryetare e bordit të shkollës “Foleja e Shqiponjave” në Calgary Alberta.

Me mbarimin e studimeve, Dr. Bejko emёrohet si mёsuese e gjuhёs Angleze nё qytetin e Peshkopisё. Në periudhën 1990-1994, Dr. Bejko punon si inspektore arsimi në Drejtorinë Arsimore të Tiranës. Departamenti Amerikan i ofron një bursë Fullbright për të studiuar në Amerikë dhe në 1994 ajo shkon në Kaliforni me studime. Në 1997, mbron Master Degree dhe më pas aplikon për të emigruar në Kanada.

Në 1999, emigron me familjen në Kanada dhe fillon punën si Drejtoreshë e programit të ESL për Trinity Western University në Vancouver. Gjatë gjithë kohës në Kanada ajo punon në arsim. Në 2007 mbron gradën Doctor of Education në Universitetin e Calgary-t. 

Dr. Bejko gëzon respektin e komunitetit shqiptaro-kanadez në Alberta.

Gusht 2018

©Flasshqip.ca