Profil & Intervista

Fazli Mazreku: Qeveria Hoti, qeveri e pakicës, duhen zgjedhje të parakohshme!

Nga: Intervistoi Taulant Dedja

Jurist dhe avokat me profesion, kryetar i qeverisjes vendore në komunën e Malishevës, drejtues i zyrës rajonale të Ombudsman-it e gjithashtu këshilltar ligjor pranë Misionit të OSBE në Kosovë. Kështu përmblidhet fare shkurtimisht karriera e Fazli Mazrekut në vendlindjen e tij deri para emigrimit në London, Ontario ku jeton sëbashku me familjen prej disa vitesh. Ai e pranoi me kënaqësi ftesën për një bisedë me Flasshqip rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë e në veçanti mbi ngjarjet që pasuan zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Për Fazli Mazrekun thelbi i asaj që po ndodh është një përplasje brezash politikanësh me mentalitët krejt të ndryshëm. Nga njera anë ata që e kanë kapur shtetin dhe nga ana tjetër ata të cilët zgjedhësit e Kosovës i votuan masivisht me shpresën që shtetin do ta kthejnë në shërbim të qytetarëve. Sipas tij edhe Gjykata Kushtetuese tregoi që është e kapur, qeveria Hoti është qeveri e pakicës, protestat janë një e drejtë e ligjshme demokratike në respekt të vullnetit të votuesve që u shkel, ndërsa zgjidhja më e mire për daljen nga kriza mbeten zgjedhjet e parakohshme. Ne fund të bisedës jemi ndalur edhe te skenarët e mundshëm të marrëveshjes së shumëdiskutuar mes Kosovës dhe Serbisë. Fazli Mazreku beson që garancia për mbrojtjen e integritetit të Kosovës nuk janë ata që kanë kapur shtetin, por janë të gjithë qytetarët e Kosovës…

Flasshqip: Cili është sipas jush mesazhi që i dha populli i Kosovës klasës politike në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019?

Fazli Mazreku: Zgjedhjet e Tetorit ishin zgjedhje per ndryshim dhe shprese, per nje te ardhme me te mire. Kete e deshironte shumica e votuesve te cilet gjykonin se keto zgjedhje ishin nje momentum i ri per qeverisje te vendit nga nje mendesi e re.

Kane kaluar njezet vite te nje riciklimi te lidereve institucionale te cilet nuk kane treguar gatishmeri dhe seriozitet ne qeverisjen e vendit sipas standardeve dhe parimeve te demokracise, ku do te duhej qe interesi publik te dominonte mbi interesat e ngushta dhe apetiteve per te marre sa me shume pushtet dhe per te shtuar pasuri private jashte çdo kriteri shoqeror.

Kjo qeverisje njezet vjeçare kakistokratike nuk i solli te mira vendit; as ne zhvillimin ekonomik, as ne reforma ne arsim, as ne shendetesi, as ne admistrate publike dhe as ne sektore te tjere vitale per zhvillimin e vendit. Me nje fjale: shpresa dhe pritjet per nje jete me te mire, per vende te reja pune u shnderrua ne zhgenjim dhe frustrim, sidomos te gjenerata e re e cila nuk kishte asnje shprese per punesim dhe shkollim cilesor. Nepotizmi, kleptokracia dhe militantizmi partiak ishin e vetmja mundesi per te gjetur pune dhe, ku tjeter, perveç ne administrate publike ne nivel lokal dhe qendror. Si pasoje e kesaj ngecjeje dhe stagnimi u rrit korrupsioni, mitmarrja dhe favorizimi i grupeve te caktuara shoqerore, te cilat ishin ne sherbim te interesave te qarqeve te larta institucionale.

Kosova, perkunder vendeve tjera te Ballkanit Perendimor, ka kaluar tranzicion te dyfishte. Shoqeria kosovare ka dale nga lufta e demtuar ekonomikisht dhe e shkaterruar ne aspektin human sepse ka perjetuar tortura, masakra dhe vrasje nga ushtria serbe gjate luftes çlirimtare. Pas lufte eshte ballafaquar me braktisjen e sistemit te kaluar monist dhe perqafimin e tregut te lire, pas nje shkaterrimi masiv te kapaciteteve industriale vendore.

Pergjegjese kryesore per kete stagnim dhe vendnumrin eshte klasa politike e cila per njezet vite instaloi qeverisje te mendesise meskine. Kjo klase politike vishet me kostume e kollare Perendimore, ndersa mendon dhe vepron me mendesi Lindore, ku lideri eshte mbi ligjin, ku institucionet, pasurite dhe paraja publike jane asete ne duart e politikaneve.

Qeverisja me premisa ataviste dhe feudale ka amortizuar çdo perpjekje per te ndryshuar gjendjen dhe per te rritur llogaridhenjen per punen e kryer ne emer te isntitucioneve publike.

Flasshqip: Pra kishte një mori problemesh të akumuluara para 6 Tetorit…

Fazli Mazreku: Pikerisht. Kjo gjendje pa rrugedalje shtoi zerat e pjeses dermuese te popullates per ndryshime dhe per pergjegjesi per keq-qeverisjen. Per ta ndalur kete menyre te qeverisjes, mundesia dhe oportuniteti me i mire ishin zgjedhjet e 6 Tetorit. Kishte gatishmeri nga votuesit ne nje ane, si edhe paraqitja e dy lidereve te rinj ne anen tjeter, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ata ishin shprese dhe mundesi per ndryshime. Populli votoi per ndryshime dhe u besoi lidereve te rinj per te qeverisur vendin. Ata filluan mbare dhe ishin te vendosur per te ndryshuar menyren e qeverisjes.

Teksa lideret me te votuar, ne zgjedhjet e 6 Tetorit filluar per se mbari, forcat politike retrograde te cilat donin me çdo kusht ta ruajne status quo angazhuan te gjithe mekanizmat e mundshem per ta penguar punen e qeverise se re. Madje, kjo u duk shesit qe nga dita e pare pas zgjedhjeve, kur filloi procedura e rinuemrimit, gati te te gjitha votave, kinse, kishte gabime ne disa qendra te votimit. Ne te vertete, rinumerimi ishte manipulim per te ndryshuar harten zgjedhore dhe, per te mundesuar qe nje parti e vogel te kalonte pragun zgjedhor dhe te perdorej si Kale Troje per te mundesuar dobesimin e pozites se LVV-se ne bashkeqeverisje me LDK-ne. Dhe kjo ndodhi!  Qeveria Kurti iu nenshtrua nje presioni te papare nga te gjithe lideret humbes dhe nga kreu i shtetit, te cilet sebashku vepruan ne menyre institucionale dhe joinstituconale qe Qeverine Kurti ta shkarkojne, madje, edhe perkunder gjendjes se pandemise Covid-19.

Shkarkimi i Qeverise Kurti eshte vendenumerim dhe riciklim i ish-qeverisjes, qe per synim paresor ka kthimin e gjendjes prapa dhe vazhdimin e avazit te vjeter te qeverisjes qe i ka sjelle deme te pariparueshme vendit dhe shoqerise kosovare. Kjo eshte “déja vu”-ja me e keqe qe nuk i duhet vendit; megjithate, do te jete e shkurter, sepse vetedija dhe nevoja imanente per ndryshime dhe permiresim te jetes se te gjitheve ne Kosove eshte conditio sine qua non!

Flasshqip: Sot Kosova ndodhet në një situatë delikate pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti dhe votimit të qeverisë drejtuar nga Avdulla Hoti, e mbeshtetur edhe nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës. Në gjykimin tuaj pse ndodhi kjo?

Fazli Mazreku: S’do shume mend te konstatohet se rrezimi i Qeverise Kurti ka ndodhur per disa shkaqe qe ne esence nuk kane asnje arsye.

Piksepari, Albin Kurti eshte lider jokonvencional shqiptar dhe intelektual i profilit te larte, i cili ngerthen ne vete parimesi, guxim, vizion dhe vendosmeri per ndryshime ne pajtim me nevojat e kohes, interesat e kombit ne teresi dhe te vendit te tij ne veçanti.

Se dyti, ai eshte lider karizmatik dhe filozofia e tij politike eshte shume e avancuar dhe ne kompatibilitet me levizje politike progresive ne boten demokratike. Dija, intelekti dhe konsistenca ne qendrimet e tij ka kalle daren e frikes tek lideret, te cilet e kane sunduar Kosoven per njezet vite ne emer te ‘meritokacise’, ne emer te ‘votes popullore’ dhe shume sihariqeve te tjera te shpikura.

Se treti, Qeveria Kurti e kishte qellim primar te ndalte korrupsionin, keqperdorimin  e parase publike, aseteve publike dhe ta nderpriste privatizimin e eger edhe te atyre pak ndermarrjeve publike qe kane mbete dhe te tokave bujqesore.

Qeveria Kurti do te çrrenjoste pranine e klentelizmit, nepotizmin dhe militantizmin ne ndermarrje publike, agjenci te pavarura dhe ne administraten qendrore.

 Ai me qeverisjen e mire do te ndryshonte imazhin e Kosoves ne skenen nderkombetare dhe do te rriste interesimin per investime te jashtme.

E gjithe kjo pune e qeverise Kurti do t’i sillte te mira vendit, por, nuk ishte ne interesin e lidereve qe sunduan Kosoven. Andaj, ata u bene bashke dhe prapa kulisave arriten marreveshje per rrezimin e saj dhe formimin e qeverise Hoti.

Qeveria Hoti eshte qeveri e pakices shqiptare, me 61 vota, e perbere nga nje mishmash i partive politike, qe me teper ngjajne me ndermarrje politike e qe deri dje nuk i kane sjelle asnje te mire Kosoves. Kryeministri Hoti nuk ka fuqi politike sepse nuk eshte me i votuari ne partine e tij; ai si i tille eshte me teper nje kryeminister teknik qe do te zbatoje urdherat e liderit te tij dhe te kreut te shtetit.

Flasshqip: Si e komentoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që me interpretimin që i bëri dokumentit themeltar legjitimoi pozicionin e mbajtur nga Presidenti Thaçi?

Fazli Mazreku: Eshte bere buje e madhe per vendimin e Gjykates Kushtetuese sepse pervoja flet se kjo gjykate gjithmone ka vepruar nen presionin politik te lidereve shtetrore. Duke u nisur nga fakti se pavaresia e institucioneve te gjyqesorit ne Kosove eshte ne fazen embrionale, atehere arrijme te perfundimi se edhe Gjykata Kushtetuese eshte e kapur dhe si e tille nuk mund te nxjerre vendime te pavarura ne interpretimin autentik te Kushtetutes. Gjyqtaret e kesaj gjykate nuk kane kredibilitet dhe ekspertize apo edhe njohuri minimale ne fushen e çeshtjeve kushtetuese. 

Nuk mund te flas per permbajten e vendimit sepse duhet ekpertize e ngushte ne kete fushe dhe kohe per te bere analize krahasuese, megjithate, duke lexuar permbledhjen e vendimit aktual dhe ate te vititi 2014 del se kjo gjykate nuk ka konsistence dhe eshte e instrumentalizuar nga lidere e grupacione  politike qe kane per qellim ta hermetizojne veten ne zyrat e fildishta  te pushtetit per kohe te pacaktuar.

Flasshqip: Në kushtet aktuale, sipas mendimit tuaj, cilat janë rrugëdaljet për kapercimin e kësaj krize? A besoni që protestat e paralajmëruara të përkrahësve të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit janë zgjedhja e duhur?

Fazli Mazreku: Formimi i qeverise se re pa pjesemarrjen e partise fituese eshte nje lloj grusht shteti i bute dhe praktike e re antidemokratike e zbatuar nga aleanca joparimore te partive humbese te zgjedhjeve. Kjo per me teper, eshte lufte e nje brezi politik te ndare ne mendesi te vjeter dhe mendesi te re. Mendesine e vjeter e perfaqesojne partite qe ishin ne pushtet deri dje dhe qe u kthyen perseri ne pushtet kunder vullnetit dhe votes se popullit. Partia fituese dhe lideret qe kane fituar numrin me te madh te votave kane legjimitimitet dhe te drejte te pakontestuar per ta mbrojtur voten e tyre ne menyre institucionale. Meqenese Gjykata Kushtetuese ka sjelle vendim qe mohon te drejten e partise fituese- LVV-se, atehere, protestat jane rruga me e mire per te kerkuar te drejten per t’u respektuar vota popullore. Heshtja para nje akti antidemokratik eshte legjitimin i nje padrejtesie eshte ngulfatje e demokracise edhe ashtu te brishte.

Kthimi ne pushtet ne menyre antikushtetuese i partive politike qe qeverisen per njezet vjet, fatkeqesisht, ka pase dhe ka ende perkrahje te heshtur te disa qarqeve nderkombetare, Bashkesia nderkombetare ne emer te ruajtjes se paqes dhe te sigurise rajonale meton pa hamendesime te mos perkrahe parimet e demokracise dhe voten e lire popullore.

E gjithe kjo situate ka krijuar ngerç politik dhe amulli politike. Per te dale nga kjo gjendje, e vetmja menyre jane zgjedhjet e parakohshme; ne te kunderten, protestat jane instrument legjitim demokratik, meqenese qyetaret e kane  te vetmen mundesi te kundershtojne uzurpimin  e instutucione te vendit nga lideret e papergjegjeshem dhe letargjike, qe insistojne te ruajne privilegjet dhe imunitetin qe te mos dalin para drejtesise per bemat e tyre te shumta antiligjore.

Flasshqip: Si e shikoni perspektivën e nënshkrimit të shpejtë të një marreveshje mes Kosovës dhe Serbisë nën presionin e SHBA?

Fazli Mazreku: Konflikti Kosove-Serbi nuk eshte i ri. Çdo tentim per ta permbyllur kete konflikt me nje marreveshje te shpejte eshte vazhdim i tij me pasoja te paparashikueshme jo vetem per dy vendet negociatore, por edhe per rajonin dhe me gjere. Akoma jane te fresketa pasojat e luftes pushtuese serbe ne token e Kosoves, lufte te cilen Serbia e ka bere ne permasa te gjenocidit dhe te tokes se djegur.

Bisedimet Kosove-Serbi kan filluar si teknike, por jane shnderruar ne bisedime politike per shkak te dobesive qe kane percjelle delegacionin tone. Pala kosovare nuk kishte pervoje dhe shkathtesi diplomatike, madje, as parime per bisedime. Edhe pse pala kosovare kishte ne dore vendimin e Gjykates Nderkombetare per Drejtesi, ku konstatohet se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare, kjo nuk u shfrytezua sa duhet ose nuk eshte perdorur si argument fare.

Çdo marreveshje e shpejte nen presion mbi palen kosovare nuk duhet te pranohet nese eshte ne kundershtim me interesat e Kosoves. Kosova ka nevoje per nje brez te ri te lidereve qe kane vizion, gadishmeri dhe guxim te mbrojne interesat dhe integritetin territorial te saj. Eshte koha kur lideret kosovare duhet te flasin per partneritet dhe bashkepunim me aleate versus miqesise konvecionale qe nuk njihet nuk eshte shkruar ne dokumente dhe marreveshje nderkombetare. Eshte iluzore dhe anakronike te flitet dhe trumpetohet per miqesi te perhershme ne eren revolucionit te teknologjise se mençur, ne kohen e dinamikes se zhvillimit global kur politikat gjeostrategjike jane fluide dhe nderrohen varesisht prej levizjeve te tregjeve boterore.

Flasshqip: A mendoni se ka politikanë të cilët për interesa personale që lidhen me të kaluarën e tyre do të jenë të gatshem të firmosin qoftë edhe për cënimin e territorit të Kosovës?

Fazli Mazreku: Historia shqiptare deshmon se ka patur shume lidere shqiptare gjate historise, te cilet  kane vepruar dhe kane nenshkuar marreveshje ne dem te interesave te shqiptareve. Madje, disa kane dhuruar toka shqiptare. Megjithate sot, jemi ne pozite me te favorshme sepse kemi ngritje te vetedijes kombetare dhe kjo e ben te pamundeshme qe nje lider vendi te firmose marreveshje te demshme dhe ne kundershtim me Kushtetuten.

Lidershipi kosovar qe ka qeverisur me institucionet e vendit per njezet vite ka disa hendikape qe e bejne ate te ngathet para presionit nderkombetar. Ata me marrjen e pushtetit kane instaluar mentalitet rural te qeverisjen, duke pretenduar se pushteti i tyre eshte i perhershem dhe i pakontestueshem, meqenese mbeshtetet ne ‘meritokraci’ te tyre si çlirimtare (sic)! Lakmia e e lidereve vendore eshte shfrytezuar nga burokratet ndekombetare si instrument per t’i bere vegla te tyre ne bashkeqeverisje dhe vendimmarrje qe jo gjithmone ishin ne interesin e Kosoves.

Lideret institucionale te Kosoves munden me vetedije apo pa vetedije te nenshkruajne ndonje marreveshje te demshme per Kosoven, por ekziston  qendrimi i pathyer  i popullit qe te mos pranohet asgje qe eshte ne dem te integritetit territorial dhe sovranitetit te shtetit te Kosoves.

©Flasshqip.ca