Profil & Intervista

Pianisti Rudin Lengo, virtuozi shqiptar i Torontos

Nga: Alban Tirana

Në fokusin e Rubrikës Profil&Intervista të FlasShqip, është zgjedhur këtë radhë një nga personalitetet më të spikatura të gjeneratës së dytë të komunitetit shqiptaro-kanadez në Toronto. Një emër shumë i njohur për ne të gjithë, pianisti 32 vjeçar, i apasionuari pas Listit dhe Beethoven-it, virtuozi Rudin Lengo. Një i ri tek i cili ndërthuret në mënyrë perfekte jo vetëm talenti, inteligjenca dhe vullneti por edhe kultura e gjerë dhe virtytet njerëzore si thjeshtësia apo dëshira për të kontribuar.

Është vërtetë emocionuese të dëgjosh rrëfimin e historisë së tij në një shqipe perfekte.  Jetën në Shqipëri ai e kujton me shumë mall. Megjithëse detajet e fëmijërisë mund të vijnë duke u zbehur, duket se momentet më mbresëlënëse i janë ngulitur në kujtesë.  

Rudini ka lindur në vitin 1986 në Tiranë, në një periudhë të vështirë ekonomike. Nga ato që i kanë treguar dhe prindërit, të cilët nuk kishin shumë mundësi t’i blinin lodra kur ishte i vogël, ai luante shpesh me copat e stofit që mbeteshin nga punimet e gjyshit, i cili ishte rrobaqepës. Temperamenti i qetë, durimi dhe aftesia për t’u argëtuar edhe me gjëra kaq modeste, duket se kanë qenë disa nga arsyet pse prindërit e tij menduan se muzika mund t’i përshtatej Rudinit të vogël.

Me shtytjen e mamasë dhe rekomandimin e dajës së saj, violinistit të shquar Ibahim Madhi, ai hyn në Shkollën e muzikës “Servete Maçi” në Tiranë (e njohur si “Kongresi i Përmetit” më parë). Aty pati fatin, siç shprehet vetë, të studionte piano me Nedi Pekun, një pianiste dhe mësuese shumë e dedikuar, e cila e ndihmoi shumë në zhvillimin e tij sa teknik aq edhe artistik.

Muzika, në vitet e para të shkollës, ka qenë fillimisht thjesht një argëtim dhe zgjerim i njohurive për të. Nuk e mendonte fare në ato kohë që një ditë do arrinte të bëhej pianist profesionist. Duket se kjo ndarje e kohes ndërmjet studimeve në kulturën e përgjithshme dhe atë muzikore ka qënë për të diçka që, sipas nesh, bën që Rudini të quhet një personalitet krejt i veçantë në raport me kolegët e tij bashkëmoshatarë. 

Siç rrëfen ai, për shumë vite, zgjedhja e një rruge ose një profesioni ka qenë një nga dilemat më të mëdha të jetës së tij studentore. Gjatë kohës në Shqipëri i është shmangur vendimit se ç’rrugë do zgjidhte, ndaj dhe vazhdoi me shumë sukses studimet e përgjithshme, duke përfaqësuar madje shkollën ku ishte nxënës në konkurset e shkencave dhe letërsise por edhe qytetin e Tiranës në Olimpiadën Kombëtare të matematikës.

Në vitet e fundit në Shqipëri para emigrimit sëbashku me prindërit, përqëndrimi në studimin e muzikes dhe pianos nga ana e tij u rrit. Mori pjesë në disa konkurse kombëtare në Tiranë duke fituar çmime dhe diploma. Asokohe filloi dhe mësimet private pranë Liceun “Jordan Misja” të Tiranës.

Teksa reflekton për zhvillimin e tij artistik, Rudini pohon se një nga influencat më të mëdha jashtë-shkollore ishin arti dhe muzika që e rrethonin gjithmonë në familje. Mban mënd si tani premierat e Teatrit Kombëtar, në të cilat luante daja i tij, aktori i mirënjohur Gëzim Rudi ose siç mund të na kujtohet, Fredi i Komedisë Pallati 176. Gjithashtu kujton me mall transmetimet në televizion të koncerteve dhe regjistrimeve të dajë Bimit, mjeshtrit virtuoz të violinës, Ibrahim Madhit. E pra, pikërisht këto eksperienca në femijeri duket se kanë krijuar një themel të rëndësishëm për të dhe ishin vendimtarë në zgjedhjen e rrugës drejt artit dhe muzikës.

Më vonë, integrimi në Kanada pas emigrimit ka qenë i shpejtë. Gjuhën angleze e kish mësuar qysh në Tiranë dhe pas disa muajsh në Toronto ishte pothuajse i rrjedhshëm në komunikim. Kësisoj, ngjarjet u zhvilluan vrullshëm dhe ai mori përfundimisht drejtimin për nga arti dhe pianoja si instrument. E konsideron një fat shumë të madh të qënit student për 7 vjet i James Anagnoson, një pianist fantastik dhe një nga profesorët më të mirë në Kanada. Përveç studimit në piano, ai diti të jetë përsëri i suksesshmëm edhe në formimin e përgjithshëm duke e mbaruar shkollën e mesme me mesataren e dytë më të lartë në TDSB (Toronto District School Board).

Rezultatet e shkëlqyera bënë të mundur që ai që të vazhdonte studimet në Western University me bursë të plotë akademike. Nga ky moment, Rudini i dedikohet pianos ekskluzivisht. Pas katër vjetësh të Bachelor, fiton konkursin e hyrjes në Manhattan School of Music, New York, ku kreu me sukses të plotë Masterin për piano.

Pa diskutim që për sa i takon karrierës si pianist dy vitet në New York ishin shumë të rëndesishme. Aty ai arriti të shohë nivelin e larte të studentëve që vinin nga e gjithë bota. Ky ishte inkurajimi që ai kish nevojë si shtysë për të punuar me vullnet të hekurt e për të arritur një nivel shumë të lartë interpretimi, sidomos përsa i përket anës teknike.  

Më pas, rikthimi në Toronto, në 2010, ishte për të fillimi i mirëfillte i karrierës profesionale në muzikë. Ai ka dhënë shumë koncerte dhe është fitues i shume çmimeve prestigjioze. Vitin e ardhshëm, ai do të përfundojë dhe studimet në ciklin PHD pranë Universitetit të Torontos.

Pianisti virtuoz, baba i një djali 6 muajsh, që gjithmonë di të gjejë edhe kohën për të kontribuar në aktivitetet e komunitetit shqiptaro kanadez, iu përgjigj edhe disa pyetjeve më specifike për portalin tonë.

 

FlasShqip: Ju vlerësoheni si një pianist virtuoz dhe jeni fitues i disa çmimeve. Njëkohësisht zhvilloni dhe një karrierë sa solistike aq edhe akademike. Cilët janë faktorët përcaktues të suksesit tuaj?

Rudin Lengo: Besoj se faktorët që e kanë bërë të mundur përballimin e kësaj dyanshmërie të karrierës time kanë qënë ambicia, këmbëngulja dhe mbështetja nga familja dhe të afërmit. Megjithëse përgjithësisht ka qënë një sukses, mund të them se kam pasur edhe shumë vështiresi për t’i balancuar të dy anët e profesionit, dhe në disa raste, fakti që jam një tip i orientuar nga pozitivja më ka ndihmuar për të kapërcyer pengesat gjatë kësaj rruge.

FlasShqip: Jetojmë në një shtet që promovon multikulturalizmin. Ju njiheni për angazhimin dhe kontributin tuaj në organizimet e komunitetin shqiptar të Torontos. A shikoni mundësi më shumë për ndërveprim mes artistëve shqiptarë të vendosur prej kohesh këtu? Fjala është për më shumë ndërveprim në mbeshtetje të ruajtjes së identitetit tonë kulturor, veçanërisht për ta përcjellë atë te moshat më te reja.

Rudin Lengo: Kjo është një pyetje të cilën unë mendoj se është e thjeshtë për t’ju përgjigjur me fjalë por e vështire për t’u implementuar apo thënë më mirë, për t’i shndërruar këto fjalë në vepra. Megjithëse komuniteti dhe artistët shqiptarë në Kanada kanë filluar të bashkëpunojë më tepër me njëri-tjetrin, akoma na mungojnë organizimet e rregullta për t’u takuar dhe për të ndërmarrë hapa më serioze për veprimtari të mëdha që promovojnë kulturën dhe artin tone tek komunitetet e tjera. Të mos harrojmë që kultura e publikut shqiptar kundrejt muzikës dhe artit është dhe ka qënë gjithmonë e lartë.  

Vështiresia këtu në Kanada është shpërndarja e lajmit dhe afrimi me këtë publik nëpërmjet koncerteve. Për fat të mirë, vitet e fundit unë kam vënë re një rritje të madhe të interesit të publikut shqiptar pë koncertet e mia apo edhe të artistëve të tjerë këtu në Toronto. Personalisht, kjo më ka motivuar që të bashkëpunoj me dy violinistët e mirënjohur shqiptarë, Jani Papadhimitri dhe Agustin Simoni, në koncerte të sukseshme për komunitetin tonë në Toronto. Në këto recitale ne jemi munduar gjithmonë të programojmë edhe vepra të kompozitorëve shqiptarë. Sa më tepër të krijohet ky bazament i publikut shqiptar i cili mbështet artin dhe kulturën tonë, aq më shumë do të na hapen rrugët dhe mundësite për ne si muzikantë që të bashkëpunojmë në një mënyrë më cilësore dhe profesionale.

FlasShqip: Si do ta përshkruanit një ditë të zakonshme tuajën?

Rudin Lengo: Një nga aspektet më të veçanta të jetës së artistit është pikërisht fakti që çdo ditë ka nuanca të ndryshme nga ditët e tjera. Megjithëse renditja e punëve ditore ndryshon, përmbajtja gjithsesi ka ngjashmëri nga dita në ditë. Unë zakonisht përdor mëngjesin dhe darkën për të studjuar vetë në piano dhe për tu pregatitur për koncertet që afrohen dhe nganjëherë thjesht për kënaqësi.

Pasditja zakonisht i përket mësimdhënies në studion time private. Gjithashtu, në varesi të orarit javor unë shkoj dy ditë në Universitetin e Torontos, ku jam asistent dhe gjithashtu jam duke përfunduar Doktoraturën për muzikë. Dhe të paktën një ditë në javë kam prova për muzikë dhome.

Java është zakonisht shumë e ngjeshur, dhe vetëm ditën e hënë gjej pak qetësi nga aktivitetet e shkollës dhe punës. Por studimi në piano është konstant sepse profesioni e kërkon stërvitjen ditore të mëndjes dhe duarve. Këtë vit përveç kohës me pianon dhe mësimdhënien, i dedikoj një pjesë të rëndësishme të javës edhe djalit tim, Dominik, i cili sapo mbushi 6 muaj.

FlasShqip: Cili është repertori juaj më i preferuar dhe cilat janë planet tuaja profesionale për të ardhmen e afërt?

Rudin Lengo: Është gjithmonë e vështirë të veçosh kompozitorë ose zhanre të preferuara, por gjatë 5 viteve të fundit une jam përqëndruar në muzikën e Listit dhe Beethovenit më tepër se kompozitorë të tjerë. Temperamenti dramatik dhe i fuqishëm, bashkë me elementet e vështira teknike më japin shumë kënaqesi kur luaj muzikën e këtyre dy gjigandëve të pianos. Për sa i përket planeve në të ardhmen e afërt, unë jam duke punuar në disertacionin e doktoraturës, dhe kjo është diçka që më ka konsumuar shumë kohët e fundit dhe do të më mbajë shumë të zënë edhe për vitin që vjen, deri në përfundim të programit.

Ndërsa nga ana pianistike, unë do luaj dy koncerte në Maj, të parin në Owen Sound me orkestrën Georgian Bay Symphony ku do interpretoj Koncertin Nr. 2 të Listit për piano dhe orkestër. Koncerti i dytë, në 31 Maj, do të jetë një recital këtu në Toronto, tek Fakulteti i Muzikës, me një program të veçantë ku do paraqes vepra Ruse dhe Norvegjeze për piano. Gjithashtu muajt që vijojnë unë do jem aktiv edhe si anëtar i jurisë, fillimisht në konkursin Kiwanis Festival of London, pastaj në provimet e Royal Conservatory of Music gjatë verës.

Për informacion më të detajuar për datat dhe vëndet e koncerteve mund të vizitoni edhe Website-in tim http://www.rudinlengo.com/Desktop.htm

Publiku është gjithmonë shumë i mirëpritur, sidomos komuniteti shqiptar.

 

Duke konsultuar internetin, FlasShqip siguroi edhe informacionin e mëposhtëm për pianistin virtuoz Rudin Lengo:

Master’s Degree at the Manhattan School of Music New York on a President’s Award. Recipient of over 50 awards and scholarships for his musical and academic achievements, including the F. K. Ashbaugh President’s Entrance Scholarship (Univeristy of Western Ontario), 2004 Miller Thomson National Scholarship, Queen Elizabeth II Aiming for the Top Scholarship, Silver Jubilee Award of Excellence and the Chawkers Foundation Scholarship.

An active participant in festivals and competitions throughout Ontario and Canada, his achievements include 1st Prizes at the Rotary Music Festival in Burlington, UWO London Music Scholarship Foundation, and the London Kiwanis Festival as well as Runner-Up at the OMFA Provincial Competition and 3rd Place at the Finals of the Canadian Music Competition. In the past two years, Mr. Lengo has performed in several Master-classes for world-renowned pianists such as John Perry, Menahem Pressler, André Laplante, Jacques Rouvier and Anton Kuerti. He has also participated at summer programs and festivals including the Centre d’Arts Orford and the Toronto Summer Music Academy and Festival.

After immigrating to Canada, Mr. Lengo continued his studies under the guidance of James Anagnoson and Leslie Kinton. Alongside the courses at the Royal Conservatory of Music that led him to an ARCT Performer’s Diploma, Mr. Lengo earned a graduating average of 99% at George Harvey Collegiate Institute, the 2nd highest in the Greater Toronto Area. In 2004, he received the prestigious Governor General’s Academic Medal and the University of Toronto National Book Award for his academic accomplishments.

Burimi: https://www.pianistprofiles.com/profile-rudin-lengo