Rubrika “Pyetësori i Jetës”: E ftuar Avokate Anisa Arra, Toronto

- Nga: Jeta Dedja
"Pyetësori i Jetës” është një listë prej 31 pyetjesh përgatitur nga kryeredaktorja e Flasshqip, Jeta Dedja. Pyetjet synojnë ngacmimin e emocioneve, kujtesës, dhe sigurisht mendimeve të të ftuarit në lidhje me tema në dukje të vogla, por me ndikim të konsiderueshëm në jetën dhe sjelljen e njeriut. Këtyre pyetjeve mund t'u përgjigjesh shkurt, por gjithashtu ato të japin lirinë për t’u zgjerur me shpjegime. Varet nga i intervistuari se ç’formë do t’i japë intervistës. Ja provojeni edhe ju ndërkohë që lexoni përgjigjet e të ftuarës së sotme, Anisa Arra, Avokate në “Arra Law Firm” Toronto.
1. Anisa, nëse emocionet kanë ngjyrë, çfarë ngjyre ndihesh ti sot?
E kuqe.
- Me çfarë shpejtësie kanë ecur 10 vitet e fundit të jetës tënde?
Shpejtësi marramendëse.
- Cila ka qenë zgjedhja me koston më të lartë?
Ndjekja e ëndrrave.
- Humbja më e vogël?
Humbja e një shoqërie të pasinqertë.
- Gjëja e fundit që të ka gërryer shpirtin e trazuar gjumin?
Mendimi konstant nëse është vajza ime e lumtur.
- Cilës ndjesi/gjendjeje do doje t'i arratiseshe?
Zhgënjimit.
- Ç'dobi mund t'i sjellë njeriut mërzia?
Të jep mundësinë të reflektosh për vetveten dhe vlerësosh më shumë momentet e lumtura.
- Cili është stimulanti më i fortë që ndez qënien tënde?
Dashuria.
- Çfarë bën për t'u ndjerë në formë fizike/shpirtërore?
Kur jam duke krijuar.
- Si reagon ndaj një pritjeje të gjatë?
Heq dorë nga pritja.
- Si i dallon njerëzit e mënçur?
Janë të fokusuar te qëllimet e tyre dhe jo te të tjerët.
- Për çfarë të pëlqen të flasësh më shumë me miqtë?
Për çdo gjë që shkon sipas momentit, përvec thashethemeve se e humbas interesin shumë shpejt.
- Profili i “mikut” të padëshiruar?
Miku që nuk gëzohet me suksesin tënd.
- Cila është formula e njeriut të mirë?
Është vetvetja, tolerant, dhe largpamës dhe ka humor.
- Përkufizimi i budallallëkut?
Të udhëhiqet nga opinionin i të tjerëve.
- Këshilla që do t'i jepje një njeriu të zemëruar?
Jeta është e shkurtër.
- Pishmani më i madh në jetë?
Nuk jam pishman për asgjë, çdo gabim ka qenë katalizator për diçka të mirë.
- Një rast tipik kur të vjen për të sharë?
Kur jam në trafik.
- Më thuaj një fjalë të vjetër/të veçantë shqipe dhe një shprehje të urtë popullore që përdor më shpesh?
“Koka bën, koka pëson” dhe “Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë”.
- Cili është vendi që të qetëson sapo e sjell ndërmend?
Shtëpia ime
- Po libri i fundit që ke lexuar?
My Life in Full nga Indra Nooyi.
- Kënga që do këndoje në një karaoke?
It’s My Life nga Jon Bon Jovi
- Udhëtimi që nuk është ndërmarrë ende?
Udhëtimi për në Patagonia.
- Nata perfekte e dimrit kanadez?
Nata e dëborës të parë, të jesh para oxhakut afër personit të zemrës.
- Produkti që nuk do të doje të mungonte kurrë në dyqan?
Hmm… kripë.
- Pjata/ushqimi që nuk do refuzoje dot as me stomakun plot?
Pizza.
- Zakoni që do doje mos ta kishe?
Të merrja më pak vendime sipas ndjenjave.
- Aftësia që do doje të kishe?
Të luaja instrument muzikor.
- Parashikimi për të ardhmen e profesionit që ushtron?
Ky profesion do të evoluojë me kohën por do të jetë gjithmonë i kërkuar.
- Cila është arritja jote më e madhe në aspektin profesional?
Arritjet që ende nuk kanë ndodhur sepse nuk shikoj mbrapa.
- Si ndihesh tani në fund të pyetësorit tim?
Ndihem e frymëzuar.
Shënim!
FLASSHQIP beson në mbështetjen e lexuesve. Bashkohu me FlasShqip duke dhuruar përmes e-transfer (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) ose duke klikuar më lart butonin “donate”. Faleminderit!
*Gjithashtu nëse dëshironi të bëheni pjesë e rubrikave tona, na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
©Flasshqip.ca