Blog

Insinuata sysh, përbuzje dhe shkërdhatokraci e gjallë në një funeral - Nga Ilir Levonja

Kur dëgjova fjalimin e Ramës, në krye të arkëmortit të Fatos Nanos, me ato insinuata sysh, me përbuzje gjenetike karshi ngushëllimeve frenetike, xhelozisë prej të sëmuri i cili beson se po i marrin ajrin, më erdhi nëpër gojë një përcaktor i vetëm, ti je një shkërdhatë që nuk e ke shokun në këtë botë. Njeri i ulët, i pistë, i ndyrë, meskin, zhuls province, bastard i pashoq, një kavje që edhe në një funeral, mbi një trup pa jetë kërkon të përvetësojë pikë, vëmendje, madje të të imponohet se ai është aty dhe më i fortë, më i frikshëm nga sa e mendoni.

Pavarësisht traditës që shqiptarët në arkëmort i harrojnë gjynahet, mëkatet, falin, bëhen më paqësorë, më njerëzorë, më të kuptueshëm e për rrjedhojë tregojnë respekt për shoqi-shoqin, por jo ti. Ti nuk je i tillë pasi je një shkërdhatë klasike, tipike e zullumit shqiptar, përfaqësuesi më i denjë i plehrave, jo se je trim, por se nuk di më çfarë të bësh me pushtetin, nuk di më ku të shkosh, je budallepsur sa me ato që the për shkopinjtë në rrota, vdis pa të të dua, sa shumë të paskan dashur, darkat e rralla etj., palaçollëqe, e vunë në siklet edhe të venë e Nanos.

Po si shkërdhatë që je, kërkon të imponohesh duke i intimiduar dëgjuesit, të cilët 99.99% e dinë fare mirë se ishe ti ai që nuk doje një president si Fatos Nano. Rilindjes tënde dhe shkërdhatave të lëvizjes Mjaft nuk i kushtonte asgjë të kandidonte Fatos Nanon për president në 2012. Ai ishte një vit përplasjesh të forta për shkak të idiotizmave të tua, për ca këshilltarë lokalë në një bashki 90% komuniste, jo socialiste, si ajo e Fierit. Po nuk ke se çfarë t’i bësh, fat i keq i Shqipërisë të pati risk bash prej Fatos Nanos, mund t’i kishte çelur negociatat që në 2011, darka e krokodilit..., por doje kriza, bojkote dhe asesi Fatos Nanon president pasi e dije mirë nuk do ta kishe të lehtë rrugën e ndryshimeve kushtetuese, vjedhjes, manipulimit, apo sundimit tënd diktatorial prej shkërdhate me temperament lindor sa Lukashenko, sa Putin, sa Ajatollah aq edhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut.

Ishte një refuzim frontal i yti, falë edhe aleancave shkërdhata me mjaftistë e lësëistë si e si të transformonit socialistët me rilindas dhe enveristë. Dhe ia arrite..., ti nuk ke turp sot t’u thuash shqiptarëve se ata që e penguan Nanon të bëhej president ishin demokratët, por si shkërdhatë që je, e përdore këtë trill pasi e dije se Nano po të kandidonte i ofruar nga socialistët do ta merrte konsensusin, nuk e bëre pasi doje ta çoje vendin në krizë parlamentare, asokohe ekzistonte ligji me 2/3-tat, nuk mund të bëheshe president me një shumicë të thjeshtë parlamentare si tani. Pra qëllimi jot i keq prej shkërdhate e mënjanoi Nanon për president, por falë nanoistëve brenda asaj partie, falë atyre kokrrave që akoma ti nuk i kishe likujduar, Parlamenti i asaj kohe nxorri president Bamir Topin, i cili rezultoi një skarco publike jo prej teje, por për fatin e mirë tëndin dhe fatin e mbrapshtë të Shqipërisë. Bamkës, si shumë qylollarë të tjerë iu mbush mendja se ishte peshë rendë jashtë demokratëve. Fati jot, fati i shkërdhatave që nuk u plas bytha për vendin mjafton të kenë prona dhe vila me tokë përreth. Pra edhe ky Bamka, pavarësisht kontributit të nanoistëve u bë mashë e jotja.

Ti je një shkërdhatë tipike shqiptare që kërkon poshtërsisht të dominosh edhe mbi arkivolë, edhe mbi dhimbjet familjare duke u kujtuar se ti ekziston. Shumë njerëz ngrenë supet se, si është e mundur që edhe pas kësaj intrige publike, si është e mundur që Nano u kujtua dhe të përkrahu, si është e mundur që ai ishte me ty. Arsyeja është thjeshtë, flitet për disa leje ndërtimi, për biznesin e gruas. Në fund të fundit Nano ishte aq i zgjuar sa të kuptonte se nga një shkërdhatë si ty mund të pritej gjithçka. Shembujt i kishte të freskët, Agon Chanel, resortet e shokëve, ministra si Tahiri, Beqaj, Ahmetaj me lodrat seksuale, Koka apo Veliaj mjaftisti deri tek tangat e gruas. Nanos me sa duket i është dhimbsur performanca e Xhoanës, por edhe lejet e ndërtimit për fëmijët..., prandaj e kishte qejf zhargonin, termin shkërdhatë.

© Ilir Levonja