Blog

Kohë për të qarë të humburit - Nga Rushan Xhaferi

Qindra tronditje shkundën dhe po vazhdojnë akoma pa u ndalur si goditje çekani moskokëçarës mbi Shqipërinë këto ditët e fundit, ndoshta për të nxjerrë nga gjumi mijëvjeçar popullin. Zgjohuni ore shqiptarë se lumi po merr gjithë botën, dhe nëpër të, një popull sa të panevojshëm në historinë botërore aq sa thelbësor.

Njerëzimi është një hiç në pafundësinë astronomike, si dhe Shqipëria në këtë glob. Por ne kemi një, je-ne-sais-quoi, thotë francezi. Eshtë si ajo kripa që i jep shije gjellës. Ne nuk jemi pa kuptim megjithëse, në numër jemi fare pak. Por gjella nuk ka nevojë për shumë kripë për të pasur shije.

Një popull, i cili nuk kërkon më shumë se çfarë i takon, gjendet në një cep të Ballkanit, si rastërisht, i rraskapitur nga te plotëfuqishmit e rajonit duke u vërvitur për mbijetesën e tij mijravjeçare. Herë guximshëm me Teuten si figurë e rezistencës ndaj armikut pushtues dhe paraardhese e feminizmit perëndimor, herë me Shefqet Verlacin si fashist «shitës» i Shqiperisë. Ky popull i ka kaluar të gjitha provat për të pasur vëndin e tij ne këtë tokë.

U desh 26 Nëntori për të na kujtuar se natyra është më e fuqishme se njerëzimi. Facebook-u u mbush me lutje njerëzish ndaj «Zotit» për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët nga kjo katastrofë.

Volteri e dënoi «Zotin» për tërmetin në Portugali në Nëntorin e vitit 1755. Tek ne, Sherif Merdani u kthye pas shumë vite nga burgu komunist për të «ribesuar» tek «Zoti» i cili e kishte «harruar» Shqipërinë sepse shqiptarët kishin harruar "Zotin" në kthesën e tyre komuniste. Merdani i kërkon falje «Zotit» për mohimin e tij dhe zotohet të besojë vetëm tek ai, kur mori lirinë, në një këngë jo pak prekëse.

A është kurajo e «Zotit» kur godet një popull në gjunjë?  

Si temperament vlonjat dhe i nxehtë, do ta shaja «Zotin» nga nëna, nga motra dhe gjithë robt e tij. Le të të digjet gjithë qënia jote në hellin e Luciferit, ku trupin tënd do ta konsumonim si “gosti” vakie. Në Vienë do të shkoja për të vjedhur, ndershmërisht, shpatën e Skënderbeut për të të goditur thellë në zemër dhe pasi ta nxirrja organin vital nga kraharori yt “hyjnor” do ta shijoja duke parë nga qielli me yje në shenjë sfide. Nëse njeriu kur vdes kthehet pluhur sikurse del nga pluhuri, ti o “Zot”, le të kthehesh edhe ti në pluhur. Por fatkeqësisht, fjalët e mia do të binin në boshllëkun hapësinor ku «Zoti» është aq i pranishëm sa dhe mungesa e tij.

Lufta e Jakobit me ëngjëllin, pikturë e Alexandre Louis Leloir (1865)

Viktimat e katastrofës së 26 Nëntorit do te prehen në paqen e pafundësisë. Fryma e tyre e fundit ju dha betonit pa shpirt në një pakuptimësi banale. Klithmat e familjareve për kufomat pa jetë nuk i ndryshojnë asgjë faktit që jeta është kur vdekja nuk është më dhe anasjelltas.

Dua te besoj tek «Djalli» i cili duhet të bredhi këto kohë nëpër rrënojat shqiptare duke kërkuar përfaqësuesin e Papë Françeskut në Tiranë, Janullatosin, Elvis Naçin, Edi Ramën e të tjerë të cilët përdorin dobësitë e njerëzve për të transmetuar mesazhin e tyre pa kuptim në një botë sa komplekse dhe të dëshpëruar. Pasi «Djalli» ti ketë kapur të gjithë këta persona, le ti zotërojë burrërisht, deri sa në klithmat e tyre ti luten «Zotit» ti shpëtojë.

Nesë «Zoti» ekziston, atëherë ishte dëshira e tij kjo katastrofë. Në këtë rast, ne nuk kemi nevojë per një «Zot» shkërdhatë. Fuck you God!

Në këto ditë dimërore në mes të Vjeshtës, Shqipëria është në zi. Është një kohë për të qarë të humburit. Duhet marrë kjo kohë për të nxjerrë gjithë lotët e trupit. Vetëm në këtë mënyrë mund ti kthehemi rikonstruktimit thelbësor të kombit tonë.

Pranvera do të vijë sërisht dhe populli shqiptar do ndihet më i fortë.