Blog

Dashnor Kokonozi: Hitleri financon mirëmbajtjen e Aushvicit, po për Spaçin a mendon kush?

Nuk e di qysh, por ky titull më erdhi në mendje tek shoh se këto ditë në Francë doli botimi më i fundit i “Mein Kampf” dhe se Fayard ka vendosur që i gjithë fitimi që vjen prej tij të dredhet në llogarinë e shoqatave që merren me mirëmbajtjen e memorialit të Aushvicit.

Ndryshe nga sa mund duket ky botim është një akt i përgjegjshëm i një shoqërie të përgjegjshme.

Ishte vënë re prej kohësh se në vend shiteshin mesatarisht 5 mijë kopje të “Mein Kampf” në vit. Dhe pothuajse ashtu siç libri kishte dalë nga dora e autorit të tij.

E keqja tërheq!

Tani botimi i ri është në dorë të lexuesve i paraprirë nga një parathënie për çdo kapitull dhe i pajisur nga një aparat i rëndësishëm kritik me rreth 2.800 shënime.

Ata që nuk kanë durim, le të lexojnë analizën time të "Mein Kampf", në linkun:

https://flasshqip.ca/andej-ketej/5418-mein-kampf-nje-veshtrim-personal-nga-dashnor-kokonozi

Më pëlqeu një fjali e njërit prej përgjegjësve të këtij botimi: "Këtë të keqe mund ta luftojmë vetëm duke u mbështetur fort në inteligjencën e lexuesit".

Kam dëgjuar se në Tiranë shiten hapur edhe librat të atij diktatorit tonë të xhepit. Ku shkojnë ato fitime? Spaçi po rrënohet si me qëllim për të zhdukur gjurmët e një turpi e tmerri të pashoq!

©Dashnor Kokonozi