Komunitet

SPECIALE COVID-19: Si po përjetohet nga shqiptarët në Regina. Flet Ajdin Kozmaqi, kreu i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze

  • Published in Komunitet

Ajdin Kozmaqi: Po ju shkruaj nga Regina më shpresën që kjo situatë e re e krijuar të kalojë sa më shpejt. Edhe në Regina si anë e kënd Kanadasë kemi një rritje të numrit të të infektuarve me Coronavirus. Fatmirësisht për momentin shifrat nuk janë alarmante. Kemi tetë raste të konfirmuara dhe 18 në pritje të rezultateve. Këtu bëhet fjalë për mbarë Saskatchewan-in. Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, Qeveria Provinciale ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme shëndetësore.

Janë mbyllur hotelet, restorantet dhe shumica e bizneseve private. Është në fuqi ndalesa e tubimeve publike, gjithashtu po aplikohet distanca sociale. Grupet me më shumë se pesë persona janë të ndaluara me urdhër të Premierit. Pasagjerët që arrijnë në Aeroportin e Regina dhe Saskatoon do të futen detyrimisht në karantinë.

Sa i përket bashkëkombasve që jetojnë në Saskatchewan, të gjithë janë shëndoshë e mirë dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë të infektuar!

Shoqata shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë, duke bërë gjithmonë apel që së pari të qëndrojmë të fortë me dozë të shtuar pozitiviteti dhe t’i përmbahemi udhëzimeve të profesionistëve shëndetësorë. Të gjithë jemi së bashku në këtë situatë, po ashtu të gjithë do të dalim sëbashku nga kjo gjëndje e jashtëzakonshme!

©Flasshqip.ca